Home Politike A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me...

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari zbuloi për Euronews Albania  nëse ka apo jo ambicie për të kryesuar Partinë Demokratike.

Ajo tha se nuk do ishte e ndershme po ta mohonte se e ka një interes të tillë, por tashmë gjërat duhen parë tej ambicies personale.

“Unë e kam shprehur në disa raste të veçanta që ambicia ime ka qenë që partia demokratike të ketë një forcë qeverisëse.

Këto dy vitet e fundit kemi vuajtur nga njerëzit që kanë ambicie të forta dhe ndoshta sot na duhen njerëz që kanë më pak ambicie dhe më shumë zell e dëshirë për të rregulluar partinë dhe për të punuar për interesin e përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe jo ambicies personale të një individi.

Te pjesa e ambicies them se pa dyshim çdo aktor që futet në politik pa dyshim që ka ambicie, këtë nuk duhet ta mohojmë se nuk do ishte e ndershme”,-tha Rudina Hajdari.

Previous articleGjashtë festimet pagane që përdoreshin dikur për të pritur ardhjen e Pranverës
Next articleDuhet t’i thyhen hundët Serbisë në të katër komunat e Veriut të Kosovës