Home Aktualitet Toka nën ujë, fermeri në Shkodër: 4 dynym sera të përmbytura, hera...

Toka nën ujë, fermeri në Shkodër: 4 dynym sera të përmbytura, hera e tretë që ndodh. Nuk kemi më jetesë, qeveria të vijë të shohë dëmet

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në veri të vendit. 1000 hektarë tokë janë nën ujë, teksa janë shkaktuar dëme dhe në të mbjella.

Jak Pema, banor i Obotit tregoi për gazetarin Senad Nikshiqi se dy sera i ka të përmbytura dhe se dëmet janë të mëdha. Ai bëri apel që qeveria të shikojë çfarë ka ndodhur.

“E treta herë që përmbytem. Kam 4 dynym serë me kulturat e dimrit dhe janë të gjitha nën ujë. I kemi mbjellë për të dytën herë dhe e kemi ujin brenda në sera dhe në oborr. Dita e tretë që vazhdojnë shkarkimet. Dëmet janë të mëdha. Mundet vetëm të mbijetojmë. Nuk ka ardhur ta shohë askush. Na jemi fshatarë jetojmë me tokën, këtu është nën ujë, nuk kemi jetesë më. Apeli është të vijë të shikojë qeveria dëmet, faktet. I gjithë gruri që kemi mbjellë ka shkuar dëm”, tha fermeri./BW

Previous articleTrendi i rrezikshëm në TikTok: Ekspertët thonë se rrezikon fëmijët
Next articleI dha para me fajde edhe babait të tij, KLGJ shqyrton kërkesën e ILD për pezullimin e gjyqtarit Sami Ujkashi