Home Opinion Si u fik ëndrra e Berishës për t’u rikthyer ‘mbret’

Si u fik ëndrra e Berishës për t’u rikthyer ‘mbret’

Nga Ylli Pata

Në të gjithë procesin kaotik që ka shoqëruar tentativën e Sali berishës për tu rikthyer në majën e politikës së opozitës, shifrat nuk kanë qenë me të. Kështu që edhe në votimin për të marrë votat e anëtarësisë, nuk ju kushtua aspak rëndësi shifrave të votuesve që morën pjesë në qendrat e votimit.

Kjo jo për arsyen që tha Albana Vokshi, se “ne nuk dimë sa anëtarë ka PD, pasi listat i ka Gazment Bardhi”, por që e gjithë kjo përpjekje ka pasur shifrat krejt kundër.

Që më 11 dhjetor të vitit të shkuar u falsifikuan shifrat e pjesëmarrjes në Air Albania, ku natyrisht nuk ishin mbledhur ata anëtarë të PD-së që kishin mandate për të qenë anëtarë të Kuvendit Kombëtar.

Siç ndodhi edhe më pas me votimin për të shkarkuar Lulzim Bashën, votimet për kryetarët e degëve, që të ndryshonin konfigurimin e këshillit kombëtar, e natyrisht në “procesin” për të zgjedhur Sali Berishën kryetar.

Jo se pjesa tjetër e PD-së ka qenë në rregull me logjikën e numrave të anëtarësisë, pasi PD-ja prej kohësh ka pësuar një çorientim të strukturave dhe degëve.

E duhet thënë, se edhe pse një parti e organizuar prej 30 vitesh, PD-ja më shumë se një trup organizativ që ka funksionuar mirë me struktura e organizata, ka qenë një parti tipike elektorale.

Ndër vite strukturat e PD-së në bazë kanë qenë tip firzamonike që hapeshin e mbylleshin sipas eventeve dhe humorit të erës që frynte në politikën shqiptare. Në fund të fundit, partia elektorale është edhe organizmi klasik i një force politike normale në Perëndim. Ku lëvizin njerëzit sipas lobingjeve që hynë e dalin sipas interesave politikë, apo edhe grupeve të ndryshme të interesit.

Edhe në PD, ose më saktë në degët e saj në vite kanë lëvizur herë pas here grupime e lobime njerëzish, sipas investimeve që kryenin aktorë të rëndësishëm në zgjedhje parlamentare a lokale, si kandidatë për deputetë kryetarë bashkish, komunash, apo strukturash të tjera.

Gjithsesi, kaosi i shifrave si në tentativën e Berishës për të marrë foltoren, ashtu edhe problemi nga ana tjetër, pati një panoramë me dy anë: strukturat në shumicë, pra degët e PD-së i kishte dhe i ka grupi që drejton Enkelejd Alibeaj. Kjo u pa e qartë edhe ditën e djeshme, ku në degë të rëndësishme si Shkodra, asnjë nga strukturat e PD-së në bazë nuk u përfshinë në proces, ku natyrisht ishte e involvuar bashkia e Shkodrës që drejton Bardh Spahia dhe aparati i saj.

Edhe pse pati logjistikë më të madhe këtë herë Foltorja, ku përshembull kishte në dispozicion për të votuar lokale si selia qëndrore e PD-së, apo Teatri i Migjenit në Shkodër, atmosfera e procesit për të rikthyer Sali Berishën në krye të PD-së ishte e fikur që nga mëngjesi e deri në darkë.

Sado që të lëvizin shifrat nga komisioni organizator i Foltores, braktisja, apo më mirë të cilësohet indiferenca e demokratëve ishte e ngjashmë në të gjitha bashkitë ku u hapën qendra votimi.

E kjo nuk është gjë tjetër, veçse një sinjal politik, që realisht ishte i pritshëm edhe nga Sali Berisha, pasi parashikimi i tij ka qenë që të ketë një copë politike sa më të konsiderueshme e ta bashkojë me të Metës, për të pasur një kënd të tijin. Nuk ka gjasa që Berisha të ketë pritur një përmbytje të “oqeanit” demokrat në ëndrrën e tij për tu rikthyer në karriken që e la vetë pas humbjes së 2013-s. Aq më shumë se ky rikthim po shkon si një inat me Amerikën, por ajo që është më e rëndësishme, e gjithë kjo përpjekje duket jo vetëm nga sytë e të gjithëve, por edhe nga vetë dialektika një “garë” kundër kohës, një iluzion që nuk arrin kurrë të kthehet në kauzë morale e politike. E duke qenë e tillë, nuk ka sesi të bashkojë interesa të ngjashme, pasi partia politike është bashkim interesazh e jo binjakëzim inatesh e mllefesh.

Kur ndodhi 6 marsi, pra kur pjesa më e madhe e mbështetësve të PD-së që dolën në zgjedhjet e pjesshme, ata votuan më shumë për kandidatët e Sali Berishës se ato të Lulzim Bashës. Natyrisht kishte edhe faktorë të tjerë që sollën atë gjendje. Por në radhë të parë, kishte një entuziazëm apo shpresë e një grupi njerëzve që tentuan ta përdorin Sali Berishën si një trampolinë për karrierën e tyre, që ishte ndaluar nga Lulzim Basha dhe njerëzit e grupit të tij.

Por kur, para pak kohësh, këta njerëz panë se Berisha nuk donte të afronte të pakënaqurit me ish-kryetarin, por njerëz që ishin thjesht luajal me çdo qëndrim e vendim që merr doktori. i cili e mbushi këshillin kombëtar të foltores me më shumë me të afërm e familjarë, sesa me demokratë të zhgënjyer. Por fotografia më përfaqësuese e fikjes së ëndrrës së doktorit, është ajo në murin e Belind Këlliçit. Kryetari i Komisionit të Rithemelimit nuk ka marrë pjesë në votim, pasi ndodhet në SHBA, ku po zhvillon takime me struktura të Partisë Republikane.

Një kontrast i tmerrshëm që padyshim e tmerron Berishën, e kjo shikohet qartë në komentet e idhtarëve të doktorin që e bombardojnë Belind Këlliçin se ka dalë në foto me atlete si Rama. Por duket se ky sulm i ndërsyer ka si objekt pikërisht kontrastin që sjell kryetari i zbuar i Komisionit të Rithemelimit ndaj “kryetarit” që shkurton nga një strukturë në ditë. Ndërkaq, ata që nuk e shajnë Këlliçin, që duken se janë mkbështetës të PD-së, shkruajnë se “bashkimi i partisë paska qenë loja si puna e komisarit”. Kurse një tjetër nga dega e Hasit me ironi thotë se këtu u votua “1 anëtar, 5 vota”. Fikja e iluzionit të Berishës është një process që shikohej qartësisht edhe nga larg, madje e shihnin edhe ata që ju bashkuan Foltores për trampolinë politike këto 6 muaj. E ky fenomen është realisht një humbje më e madhe e Sali berishës, sesa rënia e mbështetjes në radhët e militancës që voton PD-në. Kjo u pa që më 21 prill kur nuk ishte shpallur ende non grata…