Dy vajza janë proceduar penalisht ditën e sotme pasi kanë vjedhur dajën e tyre. Mësohet se dy kushërirat 23 dhe 16 vjeçe në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.