Home LifeStyle Protestuesja zhvishet në tapetin e kuq të Kanës, proteston kundër dhunës seksuale...

Protestuesja zhvishet në tapetin e kuq të Kanës, proteston kundër dhunës seksuale në Ukrainë

Një grua e paidentifikuar ka hyrë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanës gjysmë e zhveshur, dhe e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Në trupin e saj gruaja kishte shkruajtur “Mos na përdhunoni”, dhe kjo ndodhi përpara premierës së filmit të ri të regjisorit George Miller, Three Thousand Years of Longing.

Punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë shumë shpejt duke e mbështjellë gruan me një xhaketë për t’i mbuluar të gjitha pjesët intime përpara se ta largonin nga vendndodhja.

Në Twitter, grupi aktivist francez “Scum” tha se gruaja po protestonte ndaj dhunës seksuale të kryer ndaj grave ukrainase në mes të luftës.