Home Opinion Kush mund të jetë gazetar/e?!

Kush mund të jetë gazetar/e?!

Nga Lutfi Dervishi

Që të quhesh gazetar nuk mjafton të paguhesh si i/e tillë:

– duhet që në vena të mos rrjedh gjak, por informacion!
– duhet të bësh pyetje të paharrueshme!
– duhet që të bësh lajme që njerëzit të gjejnë veten aty!
– duhet që zyrtari që ke përballë të ketë frikë madje të dridhet para teje!
– duhet të kesh aftësinë për të nuhatur padrejtësinë 1 km larg!
– duhet të largosh gjethen që të ka zënë sytë për të parë pyllin!
– duhet t’i shërbesh publikut duke ngritur në sipërfaqe të keqen dhe lartësuar të mirën dhe jo të bësh të kundërtën!
– duhet të kesh stil të veçantë ashtu sikundër çdo njeri ka ADN -ne e vet të ndryshme nga çdokush tjetër!
– duhet që kur t’i thuash vetes gazetar/e njerëzit të ulin kokën me respekt dhe jo të (buzë)qeshin!
– duhet t’a duash profesionin më të mirë në botë – dhe jo të konkurrosh me ata që paguhen për PR!

SOURCEBulevard News
Previous articleBasha në Dibër/ Simpatizantja: Mos u lëndo nga fjalët e të zemëruarve, na pri
Next articleBasha nga Dibra: Ta nxjerrim Shqipërinë nga humnera ku e ka katandisur Rama