Home Kronika Doli në përgjimet e SPAK/ GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë...

Doli në përgjimet e SPAK/ GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë së Lushnjes, avokati: U vërtetua se…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbutur masën e sigurisë për ish-juristen në Bashkinë e Lushnjes, Blerta Turku e cila u arrestua në kuadër të operacionit të SPAK sëbashku me ish-kryebashkiakun Fatos Tushe për shpërdorim detyre.

Nga arrest me burg, për Turkun u vendos arrest shtëpie. Avokati i saj, Andi Hasanaj në një prononcim për News24 deklaroi se vendimi i gjykatës vërtetoi pretendimin se ish-juristja nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.

“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, u shpreh avokati.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe sëbashku me 9 zyrtarë të tjerë, duke përfshirë dhe juristen Blerta Turku u arrestuan në kuadër të një operacioni të SPAK për shpërdorim detyre dhe dhënien e tenderave pa garë.

Ata u arrestuan më 6 korrik për një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela,  Bektash Nexha,  Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati./javanews

SOURCEBulevard News
Previous articleReflektim mbi punën e një qyteti të vjetër dhe sfida e një Kryetari Bashkie “Djaloshi” në konsekuencën e tij !
Next articleRama intervistë për median italiane: Vendi ynë është gati të presë rreth 3000 afganë