Home Kronika Dëshmitë e vëllezërve Beqiraj, lirohen 5 të arrestuarit e “Porositësit”

Dëshmitë e vëllezërve Beqiraj, lirohen 5 të arrestuarit e “Porositësit”

Gjykata e Durrësit ka liruar sot 5 nga 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Porositësit”, të cilët u vunë në pranga pas dëshmive të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në disa vrasje.

Pas mbarimit të afatit 45 ditor, masa “arrest me burg” është ndryshuar në “detyrim paraqitjeje” për shtetasit: Gentian SheshiKujtim DeliallisiAlbano HajdariArmando LamaArmand Dalipi (Daka).

Ndërsa dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë lënë në burg. Më herët, gjykata ka liruar dhe Fatjon Hajdarin, i cili qendroi vetëm tre ditë në qeli, ndërsa pas hekurave vazhdojnë të qendrojnë ish-punonjësi i policisë së burgjeve Flamur Bejko, Idajet Hoxha, Fatjon Myrta, Blerim Elezi dhe  Altin Celami (ushtarak) dhe Kasandër Noga, i cili ndodhet në burg në Belgjikë.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim dhe shtetasit: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

Grupi kriminal prej 21 personash që kryenin vrasje u zbërthye pas dëshmive të dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët u tentua të merreshin peng mbrëmjen e datës 4 tetor në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas dosjes hetimore, teksa ishin duke udhëtuar me një motorçikletë tip “Piaggio”, vëllezërit Beqiraj i godet nga pas një makinë e zezë.

Ndërkohë që po përpiqeshin që të merrnin veten nga përplasja në tokë, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërrojnë një tjetër makinë, tip BMW dhe prej saj dalin katër persona.

Teksa i godisnin me shkelma dhe grushte vëllezërit e shtrirë në tokë, personat në fjalë marrin me forcë në makinë Indrit Beqirajn, ndërsa Gentiani mbeti në mes të asfaltit dhe instiktivisht kapi telefonin duke njoftuar policinë se i kishin rrëmbyer vëllain.

Ata vendosën të bëheshin bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe treguan se i kishin njohur pengmarrësit, të cilët sipas tyre ishin persona të afërt me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”. Ata po e vëzhgonin Aleksandër Lahon për ta ekzektuar me porosi të Kasandër Ngës.

Po ashtu, vëllezërit treguan se kishin marrë një porosi nga Kevin Zeneli dhe Ilirjan Feçi për të vrarë Arben Mërkurin në Sukth dhe Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij në Tiranë.

Sipas vëllezërve, porosia për vrasjen e Arben Mërkurit kishte ardhur nga Kevin Zeneli (Suçi), i cili iu kishte dhënë atyre edhe disa armë zjarri për të realizuar qëllimin.

Sa i përket vrasjes së Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij, vëllezërit tregojnë se ajo ishte porosi nga Kasandër Noga në Belgjikë. Madje, në dosje thuhet se vëllezërit kishin nisur vëzhgimin e Hasanbelliut që rrinte në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por e kishin parë si “objektiv të vështirë” dhe prandaj nuk kishini vepruar.

Përballë hezitimit të tyre, kishte vepruar vetë Kevin Suçi që mori porosinë nga Noga duke qëlluar me kallash gabimisht ndaj Erjon Çelës, të cilin e kishte ngatërruar me Geron Hasanbelliun.

Porositë edhe për këto vrasje janë dhënë nga Kasandër Noga.

Previous article“U dakorduan për Defender Europe 2023”, Yuri Kim takon shefin e Shtabit të Përgjithshëm: Jemi me ju për t’ju ofruar mbrojtjen e nevojshme pas përmbytjeve
Next articleVrasësi i tre prostitutave në Itali në pranga, ende s’ka treguar ku ka hedhur thikën. Me tehun ‘preu’ viktimat e tij