Home Politike Rama ngre dolli me ujë në Dibër: Ujë 24 orë këtu nuk...

Rama ngre dolli me ujë në Dibër: Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë, pa PS bëhet fushë çdo gjë

Kryeministri Edi Rama ka përuruar një ujësjellës në Dibër. Ai tha se në Dibër nuk ka pasur asnjëherë më parë 24 orë ujë, teksa shtoi se këtë e ka arritur vetëm qeveria e tij. Ai tha se ajo godinë, pranë çezmës është blu, për të mos e marrë mësysh, duke hedhur edhe kunja për demokratët.

“Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori.

Kjo është Partia Socialiste. Gëzuar për PS, të rrojë sa malet se pa PS bëhet fushë çdo gjë”, tha Rama ndërsa bëri një dolli me ujë edhe me një qytetar duke thënë se ujin e kishin prej tij.

“PD jo nuk e solli ujin, por e thau komplet. Ajo partia tjetër bëri sa mundi, por ujë nuk solli. Këtë ujë e ke nga PS. Ta pish me shëndet!”, i tha Rama qytetarit.

Previous articleThellohet deficiti i skemës së pensioneve, 90 mijë të moshuar në emergjencë për kujdes
Next articleEmri/ Humbi jetën pasi ra nga pema e ullirit, viktima pedagog në Universitetin e Gjirokastrës