Home Sport “800 euro për të ardhur në Tiranë”, gazetari i ANSA-s: Policia shqiptare...

“800 euro për të ardhur në Tiranë”, gazetari i ANSA-s: Policia shqiptare të ketë kujdes!

Dita e finales në Tiranë duhet të menaxhohet me kujdes. Në kryeqytetin shqiptar do të vijnë dhjetra-mijëra tifozë edhe pse nuk kanë siguruar një biletë për në stadium dhe policia duhet të jetë e përgatitur për këtë ngjarje.

Alarmin e jep gazetari italian i ANSA-s, Alessandro Castellani, i cili flet gjithashtu edhe për çmimet e biletave të avionëve që sipas tij janë 8 apo 9-fishuar, ndërsa shton se kjo është një praktikë e njohur në gjithë botën:

Gazetari I Ansas

“Pavarësisht deklarartës së trajnerit të Feyenoord sipas të cilit, skuadra e tij është më e fortë se Roma, unë nuk e mendoj kështu sepse mendoj që verdhekuqtë janë të avantazhuar edhe pse në një finale nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh.

Jam pak i shqetësuar për atë që mund të ndodhë në Tiranë sepse shumë shumë njerëz nga Roma dhe Rotterdami do të shkojnë aty pa biletë dhe edhe pse ambasadori italian në Tiranë tha që do të ngrihen dy zona fansash, nuk dihet asnjëherë. Besoj dhe shpresoj që policia e Tiranës të jetë gati për një gjë të tillë.

Unë mund të marr një shembull. Kompanitë ajrore që zakonisht presin bileta Romë-Tiranë me 100 euro, këtë herë e di që kompania ku unë punoj, ka paguar 800 euro.

Edhe hotelet i kanë rritur shumë çmimet por kjo ndodh përherë në raste të tilla kur ka ndeshje finale. Unë në vitin 2010 në Botëror pagova për një hotel në Afrikën e Jugut 4-fishin e asaj që paguhej zakonisht për atë vend. Dua të them që kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri”.