Home Kronika 7 të plagosur nga përmbysja e autobusit, dyshimet paraprake për aksidentin në...

7 të plagosur nga përmbysja e autobusit, dyshimet paraprake për aksidentin në Tiranë

Aksidenti në Tiranë, ku një autobus goditi dy automjete të parkuara dhe më pas u përmbys, mund të jetë shkaktuar pasi shoferi humbi kontrollin për shkak të mos funksionimit të sistemit të frenimit.

Për pasojë, 7 persona janë plagosur dhe fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Bëhet fjalë për një autobus të një linjës së Lundrës, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht është përplasur me dy mjete të parkuara të cilat ndodheshin pranë rrugës. Nga përplasja, ka devijuar dhe është përmbysur. Prej më shumë se 1 ore ishte bllokuar dhe ky aks rrugor, por falë ndërhyjes së efektivëve të policisë, një segment i kësaj rruge është duke funksionuar. Drejtuesi i mjetit e ka humbur kontrollin e mjetit. Ende nuk ka një konkluzion përfundimtar, por nga dyshimet paraprake, mund të mos ketë funksionuar si duhet sistemi i frenimit. Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Previous articleKërcënimet për likuidim: Flet Rada Trajkoviq, tregon për mesazhet që po i pranon
Next articleKreshnik Spahiu tregon se kur do të bashkohet opozita shqiptare: PD sot është në pikën më të dobët në 32 vite