Home Politike Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri pa kandidatë, grupi...

Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri pa kandidatë, grupi parlamentar i PD bojkoton seancën plenare

Votimi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri është konsideruar i ezauruar nga Kuvendi ndonëse nuk kishte asnjë kandidat të propozuar. Në mbledhje nuk ishte i pranishëm grupi parlamentar i PD ndërsa vihen re se në sallë kishte deputetë të tjerë të opozitës, mes tyre edhe mbështetës të Sali Berishës.

Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet për të caktuar datën e votimit të katërt kur ‘topi’ do t’i kalojë mazhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri.