Home Kulture 67-vjet pas vdekjes në Itali, Qazim Mulleti përshkon për herë të fundit...

67-vjet pas vdekjes në Itali, Qazim Mulleti përshkon për herë të fundit rrugët e kryeqytetit, tani prehet në atdhe! Nipi: E kisha amanet! Kontributi si patriot, dalin dokumentet

Në përvjetorin e 67-të të vdekjes, pas riatdhesimit të eshtrave nga Italia, u mbajt ceremonia mortore për ish-prefektin e Tiranës Qazim Mulletin. Nderimi nisi pranë rrugës së Dibrës, me të pranishëm të afërmit e tij, qytetarë të Tiranës, ish-të përndjekur nga regjimi komunist dhe politikanë.

Qazim Mulleti u largua nga Tirana, duke lënë pas bashkëshorten Hajrien që vdiq në kampin e Savrës së Lushnjës, dhe djalin e tij të vetëm që e kaloi jetën në internim pa mundur të krijojë familje… Letërkëmbimi ish e vetmja mënyrë komunikimi mes tyre.

Hapja këtë të hënë  e dosjes nr.19 , me fashikujt e ish-Sigurimit nga Autoriteti i Dosjeve është një përpjekje më shumë për të zbardhur përmes fakteve kontributin e tij. Paraprakisht, njoftohet se në të ka shkresa ku Mulleti përpiqet për lirimin e  katër familjeve të internuara., por, nga ana tjetër edhe letra të autoriteteve italiane ku thuhet se Mulleti “‘favorizon Myslym Pezën dhe një ‘drejtues bandash’”. Ndërkohë nipi i tij, Tanushi sjell ndër mend përpjekjen patriotike të Qazim Mulletit për bashkim kombëtar.

Në udhëtimin e tij të fundit në kryeqytet, ‘Qazim Mulleti’ u shoqërua nga një bandë muzikore. Karvani i dashamirësve e ndoqi në xhaminë “Kokonezi’ ku u kryen edhe ritet fetare, pas përcjelljes për në banesën e fundit në Shish-Tufinë.

Previous articleÇupi: PD është me pushime, po merret me probleme personale dhe jo politike
Next articlePD mbledh Kuvendin më 2 shtator, Çollaku zbulon çfarë pritet të ndodhë