Home Ekonomia 6400 biznese të reja i shtohen vendit – 5 mujori 2022/ Nuk...

6400 biznese të reja i shtohen vendit – 5 mujori 2022/ Nuk “tremben” nga kostot në rritje, shifra më e lartë në vitet e pandemisë

Rritja e kostove mbi bizneset duket se nuk ka ndikuar në stepjen e individëve për të hapur një aktivitet të ri. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ky vit duke se po përmbys vitet e mëparshme sa i takon regjistrimit të bizneseve të reje, duke vijuar një ecuri pozitive në këtë drejtim.

Nëse do të marrim në krahasim periudhën Janar-Maj në 4 vitet e fundit që përkojnë me fillimin e pandemisë Covid 19, shikohet se në 5 mujorin e parë të 2022 regjistrohet numri më i lartë i bizneseve të reja neto, i cili arrin në afro 6408 regjistrime.

Ndërsa viti me numrin më të ulët të bizneseve neto të hapura rishtazi rezulton 2020-ta me 3260 subjekte të reja neto, për shkak se ishte kulmi i shpërthimit të pandemisë, i cili u shoqërua me problematika të mëdha në tregun e punës dhe bëri që qytetarët të stepen.  Ndërkaq, numri i bizneseve aktive ka ardhur në rritje graduale, ku tashmë rezultojnë 122.519 subjekte që ushtrojnë normalisht aktivitet ekonomik në vendin tonë.

Ndikim ka pasur hapja e ekonomisë në tërësi gjatë vitit që lam pas, orientimi drejt teknologjisë si dhe programet e vetëpunësimit të aplikuara nga qeveria, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që humbën vendet e punës gjatë pandemisë për shkak të masave kufizuese antiCovid.

Shërbimet dhe shitja me pakicë janë sektorët ku janë përqendruar më së shumti subjektet e çelura rishtazi. Ecuria e deritanishme si dhe parashikimet e qeverisë tregojnë se ky vit pritet të mbyllet pozitivisht për ekonominë, ndërsa ende mbetet për tu parë se sa imunë do të qëndrojnë bizneset përgjatë gjysmës së dytë të vitit dhe se sa do të mund ti përballojnë kostot e rritura në tërësi.(scan)