Home Sport 6 gola dhe një ndeshje dramatike, Laçi-Erzeni ndajnë pikët mes spektaklit

6 gola dhe një ndeshje dramatike, Laçi-Erzeni ndajnë pikët mes spektaklit

6 gola, raste për shënim, spektakël, por dhe shumë dramë.. Laçi-Erzeni dhuruan një 90-minutësh të bukur për t’u parë, një futboll i hapur që prodhoi gjithçka, por në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3. Kurbinasit kishin kontrollin e lojës, ishin dominues, por nuk arritën të mbyllin këtë sfidë në asnjë moment, madje shpërdoruan një avantazh të dyfishtë. Sobovale kaloi Laçin në avantazh në minutën e 17-të, pas një rrëmuje në zonë, ku Mihana nuk arriti të largoj topin si duhej. Mihana u shndërrua në protagonist kryesor i këtij takimi teksa në minutën e 21-të, me një veprim fantastik dhe me një finalizim spektakolar barazoi shifrat në 1-1, një gol për katalog që solli festë në radhët e tifozëve shijaks. Ekipi i Nicës nuk e humbi kontrollin e lojës dhe në minutën e 30-të rikthehen sërish në avantazh, me Barjamin që finalizoi me gol aisistin e Ujkës.

Ujka-Barjami ishin sërish protagonistë edhe në pjesën e dytë, me Barjamin që realizoi një “dopietë” duke e dërguar rezultatin në 3-1. Pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin që Laçi të mbyllte llogaritë, një shpërqendrim në mbrojtje bëri që Mihana të ngushtonte shifrat në 3-2 në minutën e 81-të. Erzeni besoi se mund të dilte me pikë nga kjo transfertë dhe në minutën e 88-të miqtë fituan një 11-metërsh për faull në zonë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Kahrimanovic u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 3-3, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Previous articleMbyllet procesi i Primareve për zgjedhjet në bashkinë Kukës, ja kush është emri fitues
Next articleËndrra evropiane për Tiranën s’është e largët, është thjesht sizifiane!