Home Politike PS propozoi Besnik Mustafajn për t’u zgjedhur në bordin e RTSH, revoltohet...

PS propozoi Besnik Mustafajn për t’u zgjedhur në bordin e RTSH, revoltohet Gramoz Ruçi pas numërimit të votave

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë, u propozua ditën e sotme nga Partia Socialistepër të qenë në bordin drejtues të RTSH-së.

Por pavarësisht propozimit nga kundërshtërt e tij politikë, Besnik Mustafaj nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e bordit të RTSH-së, pasi 74 deputetë kanë votuar kundër, 23 pro dhe 6 abstenuan.

Në fund të numërimit të votave, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin për Mustafajn, të cilin e ka cilësuar si një pasuri kombëtare.