Home Kosova E rëndë/ Djemtë dhunojnë dhe lidhin me litar babain në Kosovë

E rëndë/ Djemtë dhunojnë dhe lidhin me litar babain në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dobidol, në Rahovec. Policia raporton se dy dy vëllezër kanë sulmuar fizikisht e më pas e kanë lidhur me litar babain e tyre. Të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit dhe janë mbajtur për 48 orë në stacionin policor.

Babai i dy djemve mësohet se u dërgua menjëherë në spitalin e Rahovecit e më pas u transportua për në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore. Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”- ka bërë të ditur Xhurkaj.