Home Politike Braçe e Spaho kritikojnë ligjin për pagat: Ka shoqëri tregtare monople, nuk...

Braçe e Spaho kritikojnë ligjin për pagat: Ka shoqëri tregtare monople, nuk ka balancë të rrogës mes drejtuesve dhe punonjësve

Pjesë nga diskutimet:

Erion Brace: Për shoqëritë aksionere ka ndonjë përcaktim në ligj?

Ermal Nufi: Nuk ka një përcaktim për këtë ligj Shoqëritë tregtare kanë ligjin për shoqëritë tregtare. Ato kanë një vendim bordi apo Këshilli mbikëqyrës që përcakton se kush është niveli i pagave

Brace: Kemi një diferencë të rrogave të drejtuesve të shoqërive tregtare me rrogat e punonjësve të tyre. Diferenca mes rrogës së titullarit dhe rrogës së punëtorit është shumë e madhe. Po marr sektorin e energjisë, të ujit apo të shërbimeve postare. Duhet të bëjmë një rregullim sepse siç edhe ju thoni që këto ndërmarrje janë të rëndësishme, nuk ka konkurrencë. Pagat e drejtuesve indeksohen të punonjësve jo. Ka një zhbalancim anormal. Tani si do të trajtohen rrogat e tyre në raport me inflacionin. Nuk kam dëgjuar të jetë indeksuar rroga e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë të pambrojtur plotësisht.

Ermal Nufi: Ka qenë një periudhë e gjatë që nuk janë bërë indeksime dhe kjo po ndryshon me këtë ligj.

Braçe: Ka shoqëri tregtare pa konkurrencë, janë monopole

Previous articleKthimi i Leo Messit në Katalonjë, ‘minierë ari’ për Barcelonën…
Next articleStatuja e Krishtit Shëlbues fik dritat në mbështetje të Vinicius: “Unë jam i prekur”