Home Bota 5-vjeçarja bie nga kati i pestë, shpëtohet mrekullisht nga kalimtari

5-vjeçarja bie nga kati i pestë, shpëtohet mrekullisht nga kalimtari

Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç, për arsye ende të panjohura po ecte në parvazin e një pallati në katin e pestë. Britmat e njerëzve që e kishin pikasur ishin të kota, ajo ra dhe një i ri që po kalonte poshtë arriti ta kapte dhe ta shpëtonte nga vdekja.

Ngjarja ndodhi në një pallat në via Nizza 389, në Torino pak para orës 11.00. Karabinierët dhe punonjësit e shëndetësisë mbërritën në vendngjarje dhe panë vogëlushen, të kthjellët dhe të vetëdijshme, pavarësisht “fluturimit” prej disa kateve.

Alarmi fillimisht është ngritur nga një qiramarrës i pallatit përballë i cili tërhoqi vëmendjen e një kalimtari duke parë vogëlushen në një situatë të rrezikshme.

“Po kalonim në këmbë. Dëgjuam një djalë që bërtiste nga ballkoni i pallatit përballë i cili i thoshte vogëlushes të qëndronte pa lëvizur“, thotë Gloria Piçolo, e dashura e Mattia Aguzzi, 37 vjeç, burrit që i shpëtoi jetën.

Gloria është ende e emocionuar kur flet. “Mattia është një superhero. Ai punon në palestër, punon si nëpunës. Ai është mirë, tani po e vizitojnë”.

Mattia ndoqi skenën nga poshtë derisa vogëlushja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Ai e kapi atë në fluturim, duke e zbutur rënien e saj. Ata të dy janë mirë. Edhe ai u dërgua në spital për analiza, në CTO. Vajza e vogël ndodhej në shtëpi me prindërit e saj në momentin e rënies.

Previous article‘Gjetja e një burri milioner nuk është sukses’, gazetarja përplaset me Alketa Vejsiun
Next articleSherr me thika në nje dasëm në Ostren të Bulqizës, ka të plagosur