Punonjësit e inceneratorit të Fierit po protestojnë sërish sot, pasi kanë 5 muaj pa marrë pagat, ndërsa kanë bllokuar hyrjen e automjeteve me mbetje urbane.
30 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë që prej muajit janar të këtij viti që nuk kanë marrë pagat. Sipas punëtorëve, po vazhdojnë të bëjnë punën rutinë, pasi administratori i inceneratorit nuk u jep përgjigje mbi fatin e pagave dhe punës së tyre.
Po sipas tyre, në këtë incenerator nuk ka asnjëri dhe gropa e hedhjes së mbetjeve urbane aktualisht është e bllokuar.
Punëtorët, të cilët janë më së shumti: mirëmbajtës, roje nate, mekanikë, kërcënojnë se do të bllokojnë depozitimin e mbetjeve urbane dhe nuk do të lejojnë asnjë mjet të futet brenda territorit të inceneratorit.