Home Politike 5 kandidatë për Tiranë, garës i shtohet edhe Lajla Përnaska: Zbulohet se...

5 kandidatë për Tiranë, garës i shtohet edhe Lajla Përnaska: Zbulohet se me siglën e kujt partie do kandidojë

Gara për Bashkinë e Tiranës në 14 maj do të jetë të paktën mes pesë kandidateve. Zyrtarisht si kandidate për Bashkinë e Tiranës është regjistruar edhe ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska.

Ajo në këto zgjedhje do të garojë nën siglën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kërkesa për regjistrimin e PDIU-së në zgjedhje është dorëzuar edhe në KQZ.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska më herët njoftoi se do të rikthehej në politike. Ajo u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Përnaska do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit, përballë Belind Këlliçit, kandidatit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përballë rikandidimit të Erion Veliajt nga radhët e PS-së, Roland Bejkos nga PD e Enkelejd Alibeajt, dhe Arlind Qori i partisë Lëvizja Bashkë.

Previous articlePërplasje me armë dhe thika në Kavajë, dy viktima
Next articleAkuzat se rriti pagat për fushatë, Rama publikon pikat e Kodit Zgjedhor: Vlen për zgjedhjet qendrore