Home Aktualitet 47 vjeçarja në Gjirokastër sulmohet nga një qen endacak, niset me urgjencë...

47 vjeçarja në Gjirokastër sulmohet nga një qen endacak, niset me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, gjendja e saj shëndetësore paraqitet kritike

Një grua është plagosur rëndë në Gjirokastër pasi u sulmua nga një prej qenëve të rrugës. Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites së sotme në lagjen ‘Palorto’. 47 vjeçarja ka marrë plagë serioze në të dy duart dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e 47 vjeçares, V.D vlerësohet të jetë kritike dhe për këtë arsye ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës.

Previous articleFilmi “Strange World” në kinema/ PD: Propagandës sorosiane prindi 1, prindi 2 po i vjen fundi
Next articleShifrat e COVID-19/ 11 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit