Home Bota 45-vjetori i presidentit Zelensky, urimi emocionues i bashkëshortes

45-vjetori i presidentit Zelensky, urimi emocionues i bashkëshortes

Ditën e sotme Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka festuar 45 vjetorin e lindjes.  Zelensky shërben si president i Ukrainës që nga viti 2019 dhe është bërë i njohur në të gjithë botën për shkak të pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Bashkëshortja e tij, Olena e uroi me një postim në Telegram duke publikuar një foto me bashkëshortin e saj të buzëqeshur.

“Më pyesin shpesh si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem se ai nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim 17-vjeçarë. Por, në realitet diçka ka ndryshuar. Tani ai buzëqesh shumë më pak. Të gjithë e dimë këtë. E rëndësishme është që të kemi shëndet. Pra, kujdes shëndetin, ju lutem! Duam të buzëqeshim gjithmonë me ju. Na e jepni këtë mundësi!”, shkruan bashkëshortja e presidentit.

Previous article​Luftanija që ndezi shkëndijën e luftës mes SHBA-së dhe Spanjës
Next article2025, vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private / Për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, Qeveria gati transaksion menaxhimi e emetim të ri