Home Rajoni Përdhunuan dhe vranë studenten greke disa vite më parë, burgim të përjetshëm...

Përdhunuan dhe vranë studenten greke disa vite më parë, burgim të përjetshëm për shqiptarin dhe grekun

Gjykata e Apelit në Greqi, ka marrë vendimin për të mos pranuar kërkesën për lehtësim të dënimit për shqiptarin dhe grekun të cilët akuzohen se vranë studenten greke, Eleni Topaloudi.

Krimi i rëndë ndodhi në ishullin Rodos të Greqisë në nëntor të vitit 2018. Eleni Topaloudi u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit.

Dosja që tashmë është gjykuar sërish në Apel dhe  ka pasur si të pandehur 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras dhe shqiptarin Aleksandër Luca 20 vjeç.

Gjatë hetimit janë mbledhur prova dhe materiale, sipas të cilave, dy të rinjtë kanë dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare. Në dosje janë edhe komunikime të shqiptarit dhe shokut të tij grek që kanë biseduar me studenten para se ajo të vritej.

Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me studenten.

Megjithatë, Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras fillimisht akuzonin njëri-tjetrin për vrasjen e studentes, edhe pse pranojnë se kanë qenë bashkë me të mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i Eleni Topaloudit u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata e kishin lidhur nga këmbët dhe trupin e kishin hedhur në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve.