Home Aktualitet ‘3 media online dhe individë gazetarë po denigrojnë figurën e gjyqtarit me...

‘3 media online dhe individë gazetarë po denigrojnë figurën e gjyqtarit me sulme e lajme të pavërteta’, Unioni i Gjyqtarëve kërkon mbylljen e disa portaleve

Unioni i Gjyqtarëve i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, duke përfshirë edhe policinë dhe prokurorinë, që të marrin masa të menjëhershme ndaj atyre mediave që ata i akuzojnë se kanë filluar një fushatë sipas tyre denigruese ndaj gjyqtarëve.

Përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, Autoritetit të Medieve Audiovizive, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjyqtarët kërkojnë reagim nga të gjitha këto institucione.

Sipas Unionit kujdesi më i madh duhet të jetë i AMA-s, në mënyrë që të monitorojë pronarët e mediave dhe identitetin e gazetarëve që shkruajnë lajme të paverifikueshme për të njollosur imazhin e gjyqtarëve.

Kërkesat e plotë të Unionit të Gjyqtarëve

-Reagimin e menjëhershëm të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë masa për identifikimin e zotëruesve të këtyre portaleve e çdo portali/ subjekti që do të veprojë në të njëjtën formë të kundërligjshme në të ardhmen dhe paraqitjen e kërkesës për mbylljen e tyre, për shkak të kryerjes së veprave penale të shpifjes, fyerjes së gjyqtarit, si dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

-Fillimin e procedimit penal e kryerjen e hetimeve të menjëhershme për rastet e sipërcituara.

-Veprimin automatik e të menjëhershëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, kundrejt çdo individi apo subjekti publikues, që me veprimet e tij ka shfaqur apo do të shfaqë në të ardhmen, gjuhë urrejtjeje duke kërcënuar kështu mediatikisht gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.

-Reagimin e menjëhershëm të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për konstatim të diskriminimit mediatik, nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe përndjekjes mediatike, për shkak profesioni dhe/ ose përkatësie gjinore.

Previous articleFerdinand Xhaferraj i zhgënjyer nga Rama: Të ndiqja me pasion, sot më vjen turp që jeni kryeministri ynë
Next articleÇfarë po ndodh me Dollarin amerikan? Forcohet ndjeshëm Paundi britanik!