Home Slideri 3 dilemat rreth seksit që përjeton çdo grua pas martesës

3 dilemat rreth seksit që përjeton çdo grua pas martesës

Kur është fjala për seksin, ka një kurbë të të mësuari gjatë gjithë jetës që nuk ndalet vetëm për shkak se ju u martuat. Megjithatë, shumë femra kanë frikë se duke bërë pyetje rreth seksit mund të çojnë në gjykim apo konflikt me partnerin dhe askush nuk dëshiron të përballet me të tilla situata, thotë Madeleine Castellanos, MD, terapiste seksi. Pra, nëse keni pyetje të sikletshme, të cilat nuk keni guxim t’ia drejtoni bashkëshortit tuaj, ne tashmë kemi përgjigjet që ju po kërkoni.

1.Partneri nuk më bën të përjetoj orgazmë, si t’ja them? “Femrat janë shumë të kujdesshme për të mbrojtur ndjenjat e një mashkulli dhe kjo mund të çojë në vështirësi për të komunikuar rreth asaj që i shqetëson ose rreth diçkaje që do të donin të ishte ndryshe”, thotë Castellanos. Filloni duke i thënë atij se çfarë ju pëlqen me biseda të tilla si ‘’Mua më pëlqen shumë kur ti” ose ” Unë mendoj se mund të arrij orgazmë në qoftë se ti bën këtë lëvizje për pak kohë ” mund t’ju ndihmojnë të vendosni komunikimin mes jush.

2.Sa shpesh duhet të kryejmë marrëdhënie tani që jemi martuar? Ashtu si shumë gjëra në jetë,nuk është sasia, por cilësia e seksit ajo që ka rëndësi thotë Ava Cadell, trajnere e certifikuar dhe autore e librit “Passion power for couples”. Megjithatë, në qoftë se ai dëshiron seks çdo ditë dhe ju doni një herë në javë, duhet të negocioni për të arritur një kompromis.

3.Si më shikon bashkëshorti tani që jam shtatzënë? “Është e zakonshme që epshi tek gratë të zhduket ose të rritet gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve hormonale,” shpjegon Cadell , ”kështu që lejoni burrin tuaj të dijë se si ndjeheni gjatë shtatzënisë pasi ai nuk mund të lexojë mendjen tuaj. Mbase është koha për të përfshirë lodra seksi në marrëdhënien tuaj për të ruajtur pasionin. Gjithashtu mund të luani me puthjet, frymëmarrjet e sinkronizuara dhe përkëdheljet.”