Home Kronika 3 çanta të mbushura me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen tre...

3 çanta të mbushura me drogë drejt Malit të Zi, arrestohen tre persona në Shkodër

Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë në Shkodër, pasi tentuan që të trafikojnë lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.

Ato u arrestuan në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga policia.

Konkretisht është arrestuar: Robinson Malajn, 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), Ronaldo Malajn, 28 vjeç dhe Orjenc Sokoli, 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Previous articleKërcime pasionante, Ledri Vula bëhet ‘xheloz’ për Sarën, paralajmëron balerinin e DWTS: Kujdes me ato duar vëllaçko
Next articleKush janë pretendentët e ‘Kënga Magjike’ dhe ‘përplasja’ mes artistëve për blerje klikimesh dhe favorizime