Kryeministri Edi Rama gjatë mbylljes së mitingut në Elbasan ka folur për inceneratorët, duke sulmuar rivalin e kandidatit të tij Luçiano Boçin. Gjatë fjalës, Rama ka sulmuar Boçin, pas deklaratës së tij të fundit se do e mbyllte inceneratorin, pasi të zgjidhej kryebashkiak i Elbasanit.
Teksa Rama fliste për inceneratorin, regjia e Partisë Socialiste mori pamje nga impianti dhe ua mbivendosi pamjeve direkte, shoqëruar me mbishkrimet “Kurrë më mbrapa” dhe “Përpara”.
“Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? “Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve…”. Ne shyqyr e vumë në punë. “Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjenike”. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e tu ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit…”, tha Rama.