Home Politike Ja e vërteta si e zgjodhi Spartak Braho kryebashkiak Vangjush Dakon

Ja e vërteta si e zgjodhi Spartak Braho kryebashkiak Vangjush Dakon

Nga Artur Llana

Nuk dua të jem pjesë e konfliktit të Dakos me Brahon. Ka disa arsye. E para se Spartak Braho nuk ka qenë i duhuri në mediat që unë kam punuar. E dyta ka qenë një bashkëpunim i Dakos me Brahon që atë të parin e bëri kandidat dhe më pas kryetar. Rrallë ndodh që një gazetar i djathtë të marrë informacion për atë që ndodh  gjithmonë në njohjen e Ramës me Dakon. E treguar nga unë që kam marrë koston e zëdhënësit të Olldashit, që në fakt kam qenë, po edhe të Dakos, që në fakt për shkak të prishjes dhe e dërgimit në gjyqe, kam qenë besoj që Braho e mirëkupton. Dako e mirëkupton më mirë se aty ku pi kafe  çdo mëngjes pronari më ka bërë një kallzim në polici dhe prokurori. Do jetë objekt i një tjetër shkrimi. Unë e kam mik Dakon dhe nuk e kam mohuar. Ai po ka një vit e gjysëm që nuk është kujtuar për mua. E kam mirëkuptuar me gazetarët që sa herë i përmendin emrin në Tiranë i kërkojnë edhe ndonjë lekë. I kam premtuar lexuesit tri ditë më parë se do të rrefej njohjen e Dakos më Ramën. Këtu do ngelemi.

Fati i keq e desh që duke pirë kafe te bar “Koral” me dy miq nga Amerika që kishin nisur investimin te një bankë private me drejtoreshë Elonën, po që ishte si Sudja, vijnë dy makina pa targa dhe si të dërrmuara dhe nga aty dalin njerëz me pistoleta. Ishin të sigurimit të Dhori Sallakut dhe arrestuan Nar Kokën. Në atë kohë nuk kisha raporte miqësore me Nar Kokën. Madje kishim pasur përplasje me një farë prokurori Ferdinand Elezi. Si gazetar skena ishte dhunë. Nari u arrestua dhe ata servilët që donin ti jepnin sms Berishës se ishin gati të shërbenin përsëri e bënë këtë gjë. Unë isha me amerikanët që panë gjigjthçka për një mut kopjuteri që e kisha blerë një milion lekë të vjetra,  kur ma kishte dhënë një Mero Baze pa lekë! Për herë të parë nga mënyra se si u bë arrestimi desha ta mbroj Narin dhe pse në emër të tij isha kërcënuar disa herë. Ishte viti kur PS po perendonte dhe aq më shumë që perëndimin po e bënte vetë Fatos Nano dhe aq më shumë që Lefter Koka ish kreu i bashkisë Durrës ishte vendosur nga vetë Koka dhe aq më shumë që gjithçka ndodhi në mandatin e tij.

 Për të dalë te deklarimet e Spartak Brahos.

Ndërsa Nar Koka ishte në burg dhe PD në Durrës kishte fituar 8 me 0 dhe me dhjetë mijë vota diferencë ndodh edhe çudia. Ben Blushi shkon dhe e takon Nar Kokën në burg duke i thënë se kë mund të vendosin si emër për kryetar bashkie. Nari që kishte marrë mesazhin se e kishin shitur edhe njerëzit e vet i thotë fjalinë epike: O Beno kemi maru. Vejmë një nga shoqëria civile dhe e myllim këtë muhabet .

Blushi e pranon  zgjidhjen që kishte bo Nari, po i kërkon emrin dhe ky i fundit, i jep emrin e Kreshnik Qatos, boksierit që kishte bërë ja dy ndeshje në Durrës dhe e argumenton se kandidati është nga shoqëria civile, një sportistë dhe një kampion. Blushi e pranon si zgjidhje, madje i thotë në burg se ti Naro “je gjenial” dhe këtë do ja thotë Ramës. Dhe për hir së vërtetës Blushi ja thotë Ramës propozimin e Nar Kokës. Brilant i thotë Rama dhe këtu ngelet propozimi në Tiranë. Por kishte një mjeshtër në Durrës që quhej Spartak Braho që duke parë fodullikun e Armand Telitit dhe njerëzve përreth që i thotë Ramës se mund ta marrim bashkinë e Durrësit. Emri që ai i jep ishte ai i Vangjush Dakos dhe takimi lihet pas dy ditësh. Në Takim ishte Rama, Ben Blushi dhe Ndre Legisi. Nga Durrësi shkojnë Braho dhe dy persona të tjerë që nuk ja vlejnë ti përmendim emrin po shkon edhe Dako që ishte i përzgjedhuri i Spartak Brahos për të zëvendësuar Kreshnik Qaton, boksierin. Kur futen në zyrën e Ramës ndodh edhe incidenti. Ndre Legisi i jep dorën të gjithëve, po jo Dakos që ishte në fund dhe ishte më i vogli. Detaji nuk i shpëtoi Spartak Brahos i cili u kthye dhe i tha:

-Jepja dorën edhe kandidatit o Ndre!

Ndre Legisi i zënë pak ngushtë i thotë Spartakut:

-A pse ky është boksieri aaaa…për çfarë peshe boksoni ky?

vijon