Nënkryetarja Ruseti siguron se familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë e tyre në pallatet e reja.
“Sikur të mos mjaftonte bllokimi që kukullat e Ilir Metës i bënë kantierit të rindërtimit në Kombinat, duke hapur 22 padi, e duke i humbur të gjitha, tani kanë kurajo të kërkojnë llogari pse nuk u hap kantieri!? Fiks si Zhvejku kur thoshte: “Ç’më duhet mua çfarë them unë”! Familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë që ua bllokoi LSI-ja. Kurse LSI-PL do të mbetet në koshin e historisë”, shkruan ajo.