Nga Kristo Xhimitiku
Ne vitin 1950 Mbreti Zog i kishte kerkuar Bankes Kombetare Shqiptare BKSH me qender ne Rome ti paguante 9 çeqe bankare me vlere 84 700 Fr.Ar dhe dy depozita bankare me vlere 150 mije Fr.Ar. dhe 17.124 Fr.Ar. Te gjitha bashke 251.624 Fr.Ar. Ne vitin 1955 me nje leter te firmosur prej tij Mbreti Zog i kerkonte BKSH 300 mije Fr.Ar qe mendohet te ishin 250 mije Fr.ar te vleres se parave te tij bashke me interesat dhe rivleresimin pas 15 vjetesh. Ajo qe kishte rendesi ishte fakti qe pagesa kerkohej sipas ekuivalentit ne ar te paster te vleres se Frangut ar shqiptar ne kohen e pushtimit te Shqiperise. Sipas Mbretit Zog kjo ceshtje e pazgjidhur e likuidimit te vlerave monetare nuk ishte ne kundeshtim me dispozitat e Traktatit te Paqes. Ne kete menyre bashke me likuidimin kerkesa Mbretit Zog do ti krijonte probleme te medha pales italiane ne momentin e hartimit te Marreveshjes per Aplikimin e Traktatit te Paqes me shtetin e ri shqiptar, ne pozita jo fort te mira per mungese te dokumentacionit. E ngushtuar mendohet se pala italiane do te likuidonte BKSH perpara se kerkesat per likuidim te ceqeve te mbretit te formonin nje precedent per kedo qe kishte te njejten te drejte. BKSH nuk i levroi shumat e caktuara Mbretit Zog dhe ceshtja shkoi ne gjykate . Ne gjallnine e tij Mbreti Zog nuk perfitoi asgje nga 250 mije Fr.Ar te depozitave te tij dhe te çeqeve bankare dhurate te marra diten e marteses se tij me konteshen hungareze Geraldine Appony.