Home Top Lajmet 25 vite burg për 80 vjeçarin Shaban Norja, masakroi 18- vjeçaren

25 vite burg për 80 vjeçarin Shaban Norja, masakroi 18- vjeçaren

shaban norjaGjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg Shaban Norjan, 80-vjeçarin që masakroi 18-vjeçaren Aishe Vata.

80-vjeçari i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares për krimin që kishte bërë. “Nuk e di si e kreva krimin, vetëm Zoti e di”, është shprehur 80-vjeçari në sallën e gjyqit.

Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar “burgim të përjetshëm” për Shaban Norjan me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”, por gjykata vendosi ta dënojë 80-vjeçarin me 25 vjet burg pasi ky i fundit kishte pranuar krimin.

18-vjeçarja Aishe Vata u masakrua mbrëmjen e 11 tetorit të vitit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 80- vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore.

Sipas skemës së kryerjes së krimit makabër, mësohet se  fillimisht 18 vjeçarja u qëllua me një plumb në kokë dhe më pas autori i krimit i ka prerë kokën me sëpatë duke ia larguar nga vendi i ngjarjes. Shkak i këtij akti sipas prokurorisë është bërë shtatzënia e Aishes dhe mospranimi nga ana e saj për kryerjen e abortit.

Previous articleLajm i fundit / Durres: Qellohet me arme zjarri per vdekje 46 vjecari
Next articlePDK profilizohet si Parti e Qendrës së Djathtë. Thaçi zgjedhet kryetar