Home Opinion 23 Qershori dita e triumfit të revolucionit demokratik 23-vjeçar mbi despotizmin, korrupsionit...

23 Qershori dita e triumfit të revolucionit demokratik 23-vjeçar mbi despotizmin, korrupsionit dhe tradhëtinë

kapitiNga Skënder Kapiti / Mosrënia e Shqipërisë në një diktaturë të re si ajo në Rusi, Bjellorusi, Azerbajxhan etj,apo më keq në një regjim si të Gadafit të Libisë,Asadit të Sirisë dhe të Koresë së Veriut i dedikohet rezistencës dinjitoze e paqësore me protesta dhe betejën institucionale brënda sistemit dhe ligjit të opozitës socialiste,konstruktive e demokratike të drejtuar nga E.Rama, kundër të gjitha përpjekjeve kompromentuese, hipokrite e korruptive për ta blerë,shthurur e degraduar opozitën nga njëra anë dhe pa përjashtuar dhe anën tjetër, atë të presionit, dhunimit e deri ne vrasjen e opozitarëve.Kjo rezistencë ka bërë të mundur dështimin e kryeministrit për t’i dhënë vëndit dukjen e një demokracie po që në fakt kishte si qëllim që të vendosë një pseudodemokraci me zgjedhje e pluralizëm sa për garnityrë për të legjitimuar regjimin partiak të PD-së ku të sundojë oligarkia kryeministrore, injoranca politike e anakronizmit paramodern të këtij regjimi patriarkalo-kanunor e tribalizmit mesjetar në këto kohë moderne.Koha po tregon dhe do të kthjellojë në të ardhmen kujtesën e dobët tonën dhe do të ndërgjegjsoje shqiptarët se sundimi politik dhe qeverisës i PD-së në këtë tranzicion ka qenë me pasoja tejet të dëmshme shoqerisht dhe kombëtarisht krahasuar me tërë epokën e historisë sonë kombëtare prej të cilave do të vuajë gjatë shoqëria jonë. 

Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare ,Parlamenti shqiptar vulosi një vendim të Kryeministrit me votat e llaxoreve politike të PD-së dhe të disa mercenarëve të majtë , ku këta të fundit nuk janë të parët pasi dhe më parë kryeministri nuk e ka pasur të vështirë për të gjuajtur e kapur lehtë mercenarë nga e majta që janë shitur lirë për interesa të ulta po që ata tashmë e kanë kryer dëmin në shërbimin dhe mbajtjen në pushtet të këtij regjimi prej shumë kohësh. Pavarësisht se tepër vonë LSI u kthye në origjinë pas tradhëtisë dhe dëmit që i ka bërë së majtës, ajo tashmë është direkt e cënuar me shkarkimin që qeveria me tentakulat e parlamentit i shkarkoi antarin e saj në KQZ dhe tani është koha që të pendohet thellë për gabimin fatal që bëri duke i dhënë oksigjen Berishës, dhe I.Metës do t ‘i duhet kohë për të pastruar pisllëkun politik që ka bërë e që ja ka ulur gati në zero reputacionin si politikan dhe ai vetë nuk ka përse të çuditet që vakuumin e shërbëtorit ndaj pushtetit e mbushën mercenarët e rinj të majtë dhe nuk ka as moral për të reaguar pasi shërbimet që i ka bërë ai këtij pushteti janë pakrahasueshmërisht më të mëdha se kjo e këtyre tre mercenarëve të rinj. Duhet thënë e pranuar se në zgjatjen e jetës së këtij regjimi antikombëtar e antihuman ka dhe papërgjegjshmëria, papjekuria politike, joserioziteti, josinqeriteti, interesat e ngushta dhe përçarjet e politikës së majtë , e posaçërisht e atyre individëvë që tashmë dihen publikisht bashkëpunimi dhe komplotimi i hapur kundër interesave politike jo vetë të së majtës po dhe të atyre kombëtare në tërësi. Po nuk është kurrë vonë në politikë për tu vetëkorigjuar, reflektuar e reaguar siç bëri së fundmi LSI duke ju bashkangjitur rilindjes socialiste në shërbim të një rilindjeje shqiptare të E.Ramës të cilin unë më parë e kam cilësuar atë si vizionarin dhe politikanin e “socialistit të ri” që kur mori drejtimin e PS- së si të parakohshëm për atëhëre kur ende shoqëria shqiptare, po dhe e majta vetë nuk kishte arrirë pjekurinë moderne politike, e kam cilësuar Ramën si promotorin e një politike të re që premton një rilindje shqiptare dhe koha po më jep të drejtë pasi ai sot me të vërtetë po tregon energjitë, talentin,modelin dhe kapacitetin për ta nxjerrë shoqërinë shqiptare nga bataku i rëndë ku e ka zhytur politika e vjetër që tashmë po i shterohet energjia e errët që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve përçarje, rrënim e degradim social ,politik, ekonomik ,mositegrim dhe shkatërrim vlerash e standartesh. Vendimi i ditëve të fundit është synimi i pushtetit të kryeministrit për të kapur KQZ-në me qëllim që të vjedhë vullnetin dhe votën popullit, pasi ai po ndjen një humbje të thellë, dhe kjo nuk na çudit pasi qeverisja e tij ka të regjistruar dhe rreth 30 vendime atiligjore që ja ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Ky synim, pra për të mbajtur me çdo kusht pushtetin është vetëmashtrim për kryeministrin pasi ai mendon se vetëm duke qenë në pushtet mund t’i shpëtojë gjykimit nga drejtësia për korrupsionin dhe krimet, po kjo orvajtje vetëm sa ja shton fajet dhe mëkatet pasi manipulimi i zgjedhjeve dhe tentativa për një veprim të tillë përbën krim elektoral dhe tradhëti publike që i shtohen numrit të fatkeqesive dhe mëkateve të tij që nuk kanë të sosur. Tashmë çdo veprim i kryeministrit është ekspozuar dhe është bërë i lexueshem pasi ai shpesh krijon vetë krisje e kriza politike dhe destabilitet me qëllim që më pastaj të marrë atributet e zgjidhësit të tyre pa llogaritur kostot dhe traumat tepër të rënda që i bën popullit e kombit dhe deri dhe në humbjen e reputacionit dhe prestigjit shqiptar si shoqëri dhe komb shtetformues ,duke na njollosur si shtet dhe shoqëri që nuk promovon vlera e standarte, e ndoshta ky mund të jetë dhe qëllimi i errët i këtij individi rrënues e vetëm ndjellakeqës ,që e ka bërë në mënyrë shëmbullore në këto 20 e ca vite, falë deri diku dhe ndërko-mbëtarëve të cilët mjaftohen vetëm me ndonjë këshillë apo leksioni të përciptë e të thatë demokracie e momentale sa për të na qetësuar dhe mbuluar gërryerjet dhe konfliktet që e brejnë nga brënda shoqërinë tonë si p.sh.që në qëndrimin për zgjedhjet në Shqipëri japin 2 standarte ,ku nga njëra anë thonë se nuk plotësojnë standartet dhe rezultati është i shtrëmbëruar, e nga ana tjetër janë të pranueshme se janë më të mira se ato të mëparshme,që nuk është gjë tjetër vetëm hipokrizi dhe dashakeqësi për paqëndrueshmëri politike në Shqipëri, dhe kur gjëndja përkeqësohet atëhere na thonë se duhet veprim, se prej këtyre pasojave e të këqijave nuk pësojnë gjë ata po dhimbjet e kusuret i vuajmë ne, që do të thotë pra se për fajet ,plogështinë dhe apatinë tonë nuk paguajnë ata. Problemi shqiptarëve është pushteti dhe demokracia që ka në themel zgjedhjet e lira që qeveria gjithmonë i ka vjedhur. Në funksion të këtij realiteti është dhe vendimi i fundit që çon në krizë KQZ-në me pasojë prishjen e zgjedhjeve të lira që janë standarti themelor i demokracisë. Kapja e KQZ-së nga pushteti si i vetmi institucion i pavarur që kishte mbetur është akti i fundit i shkeljes flagrante të parimit të ndarjes së pushteteve, të Kushtetutës dhe të parimeve të shtetit të së drejtës, që në rast se ky pushtet rrëmben përsëri pushtetin duke vjedhur votat atëhere Shqipëria është në prag të rënies në diktaturë. Kjo është e papranueshme në këtë epokë moderne e demokratike sepse është një barbari moderne anticivilizuese dhe antidemokratike. Për një komb të civilizuar është e papranueshme të qeveriset nga një pushtet injorant si ky i yni pasi me pushtet injorant sot kuptohet pushteti kapriçoz, egoist ,i papërgjegjshëm dhe i armatosur me para, korrupsion,krime, vjedhje e gënjeshtra,shpifje dhe sharje të pakontrolluara e banale, një pushtet që ka uzurpuar të gjitha prerogativat e shtetit duke e rrënuar atë dhe ku shoqërinë dhe shtetin i përdor si mjete në funksion të pushtetit. Dhe për të shpëtuar një herë e mirë nga kjo kërkohet nga shoqëri jonë impenjim dhe angazhim maksimal për ta ndëshkuar e larguar me votë këtë pushtet, dhe 23 Qershorin ta shënojmë si festë kombëtare të një ndarje përfundimtare prej një regjimi antisistem,autokratik,kriminal e korruptiv; 23 qershorin ta shënojmë si ditën e rilndjes shqiptare të fillimit të konsolidimit të shtetit modern e ligjor shqiptar dhe të demokracisë, të çbllokimit të sistemit dhe çilozimit hapjen e rrugës së integrimit europian, pasi ky pushtet ka rënë në konflikt jo vetëm me shoqërinë shqiptare po dhe me SHBA-në ku ambasadori i saj paralajmëroi se po u miratua ligji i shkarkimit të antarit të KQZ-së Shqipëria bie në konflikt me SHBA-në,dhe po kështu ambasadorja gjermane thotë se qeveria shqiptare na injoroi. Pra sikur të ndalemi pak e të mendojmë jo thellë se është e lehtë për të konstatuar hipokrizinë e kryeministrit të Shqipërisë se mosmiratimi i tre ligjeve bllokoi integrimin në një kohë ku ai dhe shpura i tij miratojnë e bëjnë antiligjin për vjedhjen ose shkatërrimin e zgjedhjeve ,të standartit bazë demokratik shtetformues dhe të integrimit. Prandaj qe të shpëtojmë shoqërinë dhe vëndin dhe të arrihet kjo kërkohet nga qytetarët pjesmarrje e gjërë në votim, mposhtjen e frikës dhe kapërcimin e apatisë. Me zgjedhjet paqësore, të lira e të ndershme që do të ndëshkojnë e largojnë nga pushteti regjimin autokrat e korruptiv të PD-së përfundon Revolucioni Demokratik që zgjati pothuajse 23 vite, duke i dhënë fund mashtrimit dhe hajdutërisë demokratike që me paranë publike vodhi votat,bleu komisionerë e deputetë dhe korrupton e paguan kompani private të huaja për lobingje për të përmisuar e fshehur dështimët e korrupsionin,mashtrimet ,manipulimet e zgjedhjeve, krimet e trdhëtinë publike ; ta largojmë këtë pushtet se kështu e çlirojmë shoqërinë nga kthetrat e këtij regjim të klientelizmit, nepotizmit e krahinizmit , korrupsionit, krimit e tradhëtisë dhe nga klika e grupit qeveritar të interesit në pushtet.

Previous articleKryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako mbjell pemë në ditën ndërkombëtare të tokës
Next articleKëshilltari kryeministrit për arsimin, afera korruptive me libra në shkolla