Home Opinion 23 Qershor, dita e një votimi dinjitoz

23 Qershor, dita e një votimi dinjitoz

kadiuNga Bashkim Kadiu / Investimet politike në këtë 23 Qershor, në prag të zgjedhjeve, janë të një niveli audicional tepër negativ. Pasi po përdoret një gjuhë e ashpër akuzash e kundërakuzash. E majta errëson realitetin, e djathta e fyen realitetin, e në këto kushte nuk arrihet konsensusi. Fasada e çdo grupimi politik tashmë është e dalë boje si përgjegjëse e ndërtimit të ngërçit politik për të arritur qëllimet e saja karrieriste. Parametrat politikë në prag të zgjedhjeve janë tejet të fryra me afeza. Shumë prej titullarëve të këtyre partive paraqiten anormal teksa prezantohen në popull me një fjalor të turpshëm dhe në këto raste këta arapçinj paguajnë haraçin e vetvetes. Dihet se ata do t’i sfidoi koha e do t’i dënoi forca e arsyes. Qëndrimi i polikanëve të papërgjegjshëm tashmë s’duhet quajtur surprizë, por qëllim i paramenduar. Nën trysninë e kësaj fushate, nën peshën e një politike ordinere që bëjnë “politikanët” tanë ka lindur mashtrimi, termi zhvatës e njohja për të sfiduar realitetin. Janë të pajustifikueshme veprimet e tyre ndjellës për sherre e prishje qetësie, ndaj thirrini arsyes. Autoriteti i padiskutueshëm i një partie që merr pjesë në zgjedhje i paisur me një program platformë të realizueshëm do të sfidohet nga sovrani popull, do të mbështetet nga vota e sovranit popull. Kush di të vlerësojë do të thotë do dhe tyë qortojë, ndaj kujdes o politikanë, bëhuni të besueshëm. Mos ndërtoni alibi politike, mos përdorni terma oportuniste në takime, mitingje e audienca, por gjeni gjuhën e përbashkët për të mirën e kombit. Ajo që përbën thelbin e njohjes së një kombi me dinjitet është vota e lirë, respekti ndaj saj, ndaj o politikanë respektoni vullnetin e sovranit popull. Dihet se ndërtimi i një shteti me personalitet bazohet mbi vullnetin e respektimit të njohjes së votës s ëlirë, ndaj cilido prej jush o politikanë shmanguni nga skenat e etjes për pushtet dhe bazohuni tek e vërteta. Duke i qëndruar besnik realitetit për një politikë të moderuar duhet investimpolitik e kjo arrihet me qëllim të drejtpërdrejtë fisnik e me llafollogji mitingjesh. Në shumë raste oratorët politikë e shtojnë dozën e akuzave jo për të luftuar dukuritë negative, por për të bërë karrierë, e kjo është e dukshme e si rrjedhojë krijohen anomali. Ato predikojnë, propagandojnë dhe si përfundim ka vetëm sharje e ofeza në një kohë që pritet transparencë, mirëkuptim e objektiva progresiste të pandalshme. Në kontekstin e respektimit reciprok politik, të gjitha partitë e ndara si sot në dy grupime, si mazhorancë e opozitë, duhet të trajtojnë një unitet për të mirën e kombit, e ky është ai motiv që populli kërkon. Integrimi i Shqipërisë varet nga vetë politikanët shqiptar që duhet të ecin me një hap ndërgjegjësimi të mbështetur në një forcë transparente që i serviret popullit dhe jo ta çorientojnë atë me shpifje e injorim arritjesh në tërë jetëgjatësinë e saj, Shqipëria e viteve demokratike. Asnjë parti s’duhet të orientohet nga motive negative, por përkundrazi duhet të jetë funksionale në mirëkuptim si vlerë moderuese. , le të jenë intensiv në progresivitet dhe jo në karrierë. Bilanci i arritjeve të Shqipërisë demokratikë tashmë është evident, por kjo s’do të thotë se s’ka ende për të arritur më të mirën e mundshme, ndaj duhet ndërgjegjësim politik dhe e vërteta duhet thënë troç. Populli aspiron për një mirëqënie ekonomike, qetësi e zhvillim, por mbi të gjitha dinjitet kombëtar e jo për përçarje që vjen si produkt i disa liderëve politk që me gjuhën e nëpërkës kërkojnë të përhapin panik. Le ti presim këto zgjedhje të 23 qershorit të këtij viti me bindjen se partitë do të dalin të ruajnë qetësinë, votën e secilit prej nesh, me dinjitet e kulturë dhe me aftësitë e tyre të të bërit politikë të moderuar, të zenë vendin e nderit, ndryshe gënjejnë vetveten.

 

Previous articleAlibia e tre ligjeve si gozhda e Nastradinit, nuk e shpëton qeverinë nga humbja e thellë
Next articleNë këtë vend pedofili më i madh është pushteti