Home Opinion 22 krizat apo sfidat me të cilat do të përballet qeverisja e...

22 krizat apo sfidat me të cilat do të përballet qeverisja e Rilindjes Shqiptare

kapitiNga: Skënder Kapiti / Ajo që na deklaron dhe madje edhe hapur vetë politika, krerët e saj që qeverisin e drejtojnë se shkaktarët e mosrealizimit të demokracisë, prospe-ritetit, konsolidimit dhe unitetit kombëtare e integrimit është vetë politika,e cila e thotë pa dashje në momente dëshpërimi dhe akuze e shfajësimi ndër vete,po më së shumti që dhe për paturpësinë e politikanëve tane ne pushtet është se shpesh e degjojmë dhe nga ndërkombëtaret, miqte dhe dashamiresit tane, se politika shqiptare është politikë në funksion të interesave të ngushta personale mbi ato shtetërore e kombëtare dhe për pasojë, ja se çfarë tranzicioni dhe e tashmja po i lënë si trashëgimi shoqërisë sonë dhe sidomos politikes se Rilindjes Shqiptare te PS- se si sfida për të ardhmen:

1-Kriza e identitetit: Jemi larg ndërtimit të nje shoqërie moderne, demokratike e patriotike. Kombëtarizmi dhe ndjesia e krenaria patriotike përveç përkatësisë etnike e kulturore është i lidhur edhe me vlera të tilla si:liria,drejtësia,sigurimi i jetës,pronës, mirëqënies ,punësimin,s hëndetin, debatin e pjesmarrjen e lirë, arsimimin, argumentin,të vërtetën dhe me Demokracine.Ku është patriotizmi, interesi për kombin e shtetin nga pushtetië Është tek interesi personal kundër interesit publik. Është tek pushteti dhe vetëm për hir të pushtetit për të përfituar autoritet dhe grabitur pasuri; është tek servilizmi e nenshtrimi ndaj te huajve, veçanërisht ndaj fqinjëve duke shkelur madje edhe të drejtën ndërkombtare ne dëm të intereave te vëndit.
2-Kriza e legjitimitetit: Në Shqipëri kemi një regjim qeverisje,një qeverisje diktature kryeministrore që e ka konturuar Shqipërinë si një vend gjyshmëdiktaturë dhe pjesërisht të lirë,një vënd ku vota vidhet e manipulohet që si i tillë pushteti është demokratikisht ilegjitim.
3-Kriza konstitucionale: Konstitucionalizmi është qeverisje e kufizuar,e kontrolluar,llogaridhënëse dhe që kushtëzohet nga ligjet e rregullat e Kushtetutës.Pushteti i ekzekutivit politik të sotëm është ne konflikt permanent me kushtetutën, gjyqsorin, prokurorinë, presidentin, SHISH , median, biznesin, diplomacine, institucionet nderkombetare etj. duke synuar dhe ja ka arritur të gllabërojë të gjitha prerogativat e shtetit ligjor,për të bërë vetgjyqësinë për të gjitha madje dhe opozitën e opozitës
4-Kriza e integrimit te brën-dshëm: Kjo duket haptazi në realitetin përçarës,konfliktual dhe mungesa e theksuar e një kulture demokratike, patriotike tolerante e qytetare e pushtetit injorant e kundërevolutiv që punon në kundërshti me harmonizimin e interesave të tërë shoqërisë, ku të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm një klikë pushteti. Shteti sot funksionon joorga-nikisht e as në favor të përmirësimit njerezor, mirqënies dhe moralitetit, as në mbrojtje të lirive e te drejtave qytetare por vetëm për pushtetin.
5-Kriza e integrimit ndërko-mbëtar: Këtë argument e kemi të faktuar me mospranimin dhe refuzimin per të tretën herë Statusin e antarit kandidat për në BE.Që të bëhesh antarë i BE-së ka norma dhe standarte.BE nuk pranon në gjirin e saj një vend që nuk është i civilizuar e i integrauar brenda vetes politikisht e demokratikisht , që nuk realizon zgjedhje të lira e demokratike , pa media të lirë ,që nuk lufton korrupsionin në përgjithsi e atë të vetëpushtetit në veçanti.Është e papranueshme që në mijevjeçarin e tretë vriten qytetarë që protestojnë kundër korrupsionit , në mbrojtje të moralit , lirisë , të drejtës dhe të vërtetës.
6 -Korrupsioni moral: Pangopësia dhe lakmia e tejskajshme për luks e për para , pasurimi korruptiv dhe kleptomania e pushtetit dhe pandjesia morale e shpirtërore ndaj varfërisë , mjerimit e papunësisë e pushtetit dhe politikës së tij.
7-Korrupsioni gjyqësor: Drejtësia e motivuar për të lëvizur e punuar në favor të padrejtësisë , ryshfetit ,krimit dhe nën urdhrat e politikës së pushtetit anshmërisht dhe pandershmërisht.
8-Korrupsioni mediatik: Shumica e mediave të vëna nën presionin politik për të dhënë e reklamuar ate çfarë dëshiron pushteti i cili mundohet të eklipsojë dhe teleshikimin.Në këtë pozitë janë edhe shumica e intelektualëve, pra, janë shndërruar në medie e intelektualë mercenarë të shitur lirë për motive interesi.
9-Korruptimi i shoqërisë civile: Dominimi i drejtimit të saj nga elementë me lidhje nepotike , klienteliste ,interesaxhinj ,militantë e servil ndaj pushtetit ; e ka paralizuar dhe e ka bërë atë inerte dhe jo aktive ndaj problematikave në mosngritjen e zërit të kundershtisë.Shoqatat , klubet ,grupet e interesit e sindikatat funksionojnë si prona të kryetarëve që kanë uzurpuar vulën dhe shfrytëzojnë forcën e kolektivitetit që ata drejtojnë vetëm për të realizuar interesat private.Kështu veprojnë edhe moria e mbi 100 partizave politike, satelite të pushtetit.
10-Kriza e lirisë: Fridëm Hauz deklaron se Shqipëria është vend pjesërisht i lirë ; dhe me të vërtetë, se tërësisht e lirë për biznes , për të bërë e zhbërë ligje dhe e lirë për të moszbatuar ato ,e lirë për të bërë korrupsion e për të mos u ndëshkuar është vetëm politika e këtij shteti dhe njerëzit pranë saj të lirë që të fitojnë shumë e te tatohen pak , marrin poste e fitojnë tenderat me paratë publike.
11-Kriza ekonomike: Deklarimi nga qeveria për rritjen ekonomike është sa absurd dhe aq hipokrizi.Vetëm modeli ekonomik shqiptar ka një alogjikë të madhe sepse vetën këtu tek ne rritja ekonomike shkon përkrah rritjes së të papunëve , të varfërisë dhe të uljes së fuqisë blerëse te konservatorëve.Kjo ndodh sepse logjika e pushtetit gjykon si rritje ekonomike rritjen e mallrave ,shërbimeve ,luksit e të mirave qe siguron për vete , familjen dhe të afërmit e pushtetarëve.
12-Kriza e borxhit: Shqipëria është shteti i dytë pas Hungarisë si vend borxhli.Shkalla e lartë e borxhit është treguesi më i saktë i dështimit dhe i paefektshmërisë së qeverisjes që është pragu i falimentimit të shtetit:gjë që në vitin 1997 e kemi provuar nga po kjo qeverisje dhe nga ky model një herë dhe po pësojmë akoma edhe sot.
13-Kriza kulturore dhe arsimore: Përhapja e kulturës së drogës , dhunës e krimit , bixhozit e seksit dhe në shërbim të tyre një rol luan edhe filmi dhe media e telenovelave duke mundësuar përthithjen e këtyre veseve që janë bërë dhe sëmundje shoqërore krahas papunesisë , varfërisë e nivelit të ulët edukativ , arsimor e profesional që marrin të rinjtë tanë në universitetet shtetërore e private që jane kthyer në institucione të tregtimit dhe bizneseve të dijeve.
14-Problematika shoqërore: Krimi ,fitimi i parave pa punë, bixhozi , duhanpirja e dembelizmi,deficiti moral dhe kulturor janë plagë ndaj të cilave është ekspozuar tejmase shoqëria dhe shumë të rinj po marrin një orientim të gabuar e negativ social.
15-Kriza turistike: Që konsiston në shkatërrimin e vendeve dhe objekeve me rëndësi historike-kulturore duke i bërë Shqipërisë një deshqiptarizim historik ; betonizimi dhe shkatërrimi i turizmit bregdetar e malor ,prishja dhe çekuilibrimi i bukurive natyrore të mrekullueshme të vendit , kenetizimi i Ultësirës Perëndimore dhe ato liqenore e anash lumenjve.Shqipëria është bërë një vend i mbushur me plehra urbane e sikur kjo të mos mjaftojë , qeveria , ka nxjerrë edhe një ligj për importimin e plehrave te Europes.Kjo është politika vizionare e Shqipërisë 1 Euro.
16-Kriza urbane: Rritja e qyteteve me ndërtime pa leje e pa kriter si dhe ligji i legalizimeve të të paligjshmes, që për 20 vjet politika e pushtetit të votave të vjedhura i ka dhënë qyteteve shqiptare pamjen e gjysëmqytetit e gjysëmfshatit pa infrastrukture , pa kanalizime ,pa ndriçim e ujë të pishëm në shumicën e kohës .Numrin më të madh të të papunëve e kemi nëpër qytete.
17-Kriza rurale: Fshati shqiptar ka marrë konfiguracionin e fshatrave mesjetare.Kjo për shumë arsye se Ligji i tokës e parcelizoi tokën bujqësore në ngastra të vogla.Fermeri shqiptar e ka tokën deri ne 3 a 4 vende që bën të pamundur mekanizimin e bujqësisë.Kjo qe politika e gabuar e politikës për të rrëmbyer vota.Urbanizimi pati pasojë edhe braktisjen e fshatit dhe lënien e tokës djerrë ,pasi nuk ka infrasrukture , furnizim me energji , kushte arsimimi e kujdes shëndetsor ,mungesa dhe shkatërrimi i infastrukturës së ujitjes dhe bonifikimit.Fshati është tërësisht jashtë interesit së politikës dhe ekonomia fshatare është një ekonomi vetfurnizuese pa interes për rritjen e prodhimit pasi prodhimi nuk gjen treg shitje sepse është bllokuar nga monopolet e imporitit dhe mossubvensionimi nga shteti qe nuk nxit fshatarin për rritjen e prodhimit pasi dhe nuk kompensohet as për humbjet e mundshme.
18- Kriza ekologjike:Reduktimi i tokës bujqësore e produktive nga ndërtimet pa leje dhe objekteve industriale e tregtare,hedhja e mbeturinave urbane dhe inerteve; erozionit nga gërrerjet e lumenjve si pasojë e shfrytezimit e marrjes së inerteve nga shtrati i tyre, e shkatërrimit te argjinaturave mbrojtëse dhe pyjeve;shkatërrimi i habitateve ujore, tokësore,livadhore e pyjore kanë shkaktuar dëme të paimagjinueshme që do ta pësojnë rëndë brezat që do vijne.Ne jemi vëndi më defiçitar në botë për tokë bujqësore për fryme e nga papërgjegjmëria dhe mosndërgjegjsimi për kete dhe të tjerat, ne po çekuilibrojmë edhe natyrën duke shkatërruar pasuritë e jashtëzakonshme që na ka ofruar ajo.
19-Kriza e burimeve natyrore, njerëzore e kapitale: Abuzivizmi shkatërrimtar i pushtetit me burimet natyrore minerare, pyjore, lumore, turistike,bregdetare e tokën bujqësore së pari:largimi nga vëndi i popullatës më aktive për punë dhe i elitës ideatore e profesionale së dyti; mungesa e investimeve të kapitalit të brendshëm dhe të kapitalit të huaj për shkak të pasigurisë, moszbatimit të ligjit dhe korrupsionit me pronat kanë bërë të mundur që Shqipëria të jetë vendi më i prapambetur dhe më i dobët ekonomikisht në Europë; që mbahet në këmbë me borxhe, donacione dhe dërgesat e emigrantëve.
20-Kriza e personalitetit: Kjo politikë dhe ky tranzicion e ka lënë shoqërinë civilizisht dhe demokratikisht të prapambetur, sepse: injoranca, trashëgimia, ligësia, korrupsioni, fanatizmi politik, nepotizmi, klientelizmi e sidomos privilegji i pushtetit kanë penguar lirinë e individit, talentin, dhuntinë, meritën, patriotizmin dhe temperamentin për të arrirë atje ku duhet në hierakinë politike, profesionale, shoqërore, ekonomike etj.
21-Deficitet:
A-Deficiti demokratik: mosplotësimi i standarteve, niveleve dhe vlerave demokratike, lirive dhe të drejtave.
B-Deficiti i zbatimin të ligjit ka cuar ne atë që shkalla e besimit të zbatimit të tij të jetë 13%.
C-Deficiti i detyrave dhe përgjegjësive të qeverisë, administatës dhe bizneseve pranë qeverisë.
D-Deficiti shoqëror ndaj respektit për shtetin, interesave kombëtare, respektit dhe besimit reciprok ndërsocial.
22-Kriza e sistemit: Që ka ardhur si rezultat i këtij tranzicioni dhe qeverisjeje të painteresuar për publikun, e largët për qytetarin. Korrupsioni dhe qeverisja ka bllokuar demokracinë dhe destrukturuar sistemin. Duhet çbllokuar demokracia. Sië Me rezistence e protesta,me zgjedhje të lira për të larguar nga pushteti zhullumqaret, të pandershmit, të paaftët, dëmësjellësit publik dhe keqbërësit e kombit;duke reformuar institucionet e shtetit me anë të lirisë e cila është kushti i reformave, progresit e mirëqënies. Këto janë problematika dhe sfida të këtij realiteti dhe se janë gjithashtu produkte e pasoja të keqqeverisjes së politikës pasi asnjëherë më parë më shumë se tani politika nuk ka qënë më gjithpërfshirëse po , por dhe me e papergjegjshme. Demokracia në themel ka parimin popullor dhe mbi këtë, politika ndërton stratëgjinë për të arrirë qëllimin për të marrë pushtetin.Qeveria dhe pushteti i kualicionit të korrupsionit dhe turpit kanë marrëdhënie të pasinqerta me popullin e votuesin dhe në kundërshti me ligjin ,kushtetutën, shtetin,institucionet e pavarura, drejtësinë dhe interesin e popullit, të cilit i kanë vjedhur dhe spekulluar me votën, janë bërë të pabesueshëm, edhe për antarët e simpatizanët e vet dhe në konflikt edhe me institucionet ndërkombëtare duke penguar vëndin në rrugën e integrimit. Këto sfida që kemi përpara mundohet politika e pushteti t’i fshehë sepse ata janë autoret e tyre pasi politika e pushteti tek ne janë si ajsbergu që i duket pjesa më e vogël dhe jo ajo më e madhja dhe me e errta që rri fshehur nën ujë. Sa me gjate heshtim e durojme, krizat jo vetem thellohen po dhe shtohen.

 

Previous articleHistoria e Ishmit, trevë me jetë sa vetë njerëzimi
Next articleSokol Olldashi u heq fondet të gjitha rrugëve në ndërtim në qarkun e Kukësit