Home Slideri Svoboda: Berisha duhet të largohet, ka bllokuar Shqipërinë dhe integrimin

Svoboda: Berisha duhet të largohet, ka bllokuar Shqipërinë dhe integrimin

eriKreu i grupit parlamentar të majtë në Parlamentin Europian, Hans Svoboda, ka deklaruar se Berisha duhet të largohet nga drejtimi i qeverisë, pasi sipas tij, ka bllokuar Shqipërinë dhe integrimin e vendit. Deklaratat e Svobodës janë bërë pas një takimi me kreun e PS-së, Edi Rama.

“Ka ardhur koha që Berisha të largohet, pasi ka bllokuar Shqipërinë dhe integrimin e vendit”, ka thënë Svoboda pas takimit me Ramën.

Ky i fundit, pas takimit me Svobodën, është shprehur se ka marrë garanci që Europa do të garantojë zgjedhje të lirë në Shqipëri. Rama tha se pas 23 qershorit, Shqipërisë do t’i hapet rruga për integrimin në BE.

Previous articlePrefekti i Durrësit Genci Alizoti: Ja çfarë di për skandalin e pronave në Hamallë të Durrësit
Next articleTestamentin e lotit nuk e tresin shekujt