Home Ekonomia 2021, rekord punësimesh në administratë/ Ministria e Brendshme dhe ajo e Bujqësisë...

2021, rekord punësimesh në administratë/ Ministria e Brendshme dhe ajo e Bujqësisë zënë 96% të totalit

Nga ‘SCAN INTELLIGENCE UNIT’

Buxheti i vitit të ardhshëm merr një vëmendje më të madhe se vitet e kaluara për shkak se vendi vjen pas dy krizave të njëpasnjëshme, të shkaktuara nga tërmeti i vitit të kaluar, si dhe nga pandemia. Të dyja këto kriza kanë pasur ndikim thelbësor në ekonominë e vendit, por sidomos në financat publike.

Por, viti i ardhshëm dhe buxheti i shtetit, marrin një rëndësi tjetër edhe për shkak se kemi të bëjmë me një vit elektoral.

Një ndër të dhënat që bie në sy nga shifrat dhe tabelat e publikuara nga Ministria e Financave është ajo se numri i punonjësve buxhetorë në administratë gjatë vitit të ardhshëm projektohet të rritet ndjeshëm, me plot 1330 individë.

Rritja është domethënëse po të kemi parasysh se mesatarja e katër viteve të kaluara fiksohej në vetëm 0.32% rritje, ndërsa në 2021, parashikohet në 1.61%.

Tabelat ndërkohë japin një panoramë edhe më të qartë se cilat janë dikasterët ku do të vihen re edhe ndryshimet më të mëdha në numër punonjësish buxhetorë gjatë vitit të ardhshëm.

Siç mund të vihet re edhe nga tabelat, dy janë ministritë ky priten edhe punësimet më të mëdha në numër punonjësish vitin që vjen; Ministria e Brendshme dhe ajo e Bujqësisë. Për të dyja këto ministri, rritja është mjaft e ndjeshme, edhe krahasuar me dikasterët e tjerë, por edhe krahasuar me ato vetë, gjatë viteve të kaluara.

Të dy këto ministri përbëjnë rreth 96% të totalit të punësimeve të reja të parashikuara në projektbuxhet për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë një vit elektoral.

 

SOURCEbulevard news
Previous articleNaftëtarët ende në grevë urie, Çupi shpërthen keq ndaj kryeministrit Rama
Next articleQeveria e Maqedonisë: Të përdoren fatura elektronike në vend të letrës