Report Tv ka mësuar detaje të tjera nga operacioni që u finalizua me kapjen e 200 kg kokaine në Portin e Durrësit. Mësohet se janë të shoqëruar disa persona, punonjës të kompanisë M.F. në pronësi të së cilës ishte edhe sasia me banane. Mësohet se ato janë paraqitur në portin e Durrësit për të tërhequr mallin dhe që kryen procedurat e zhdoganimit. Nga sa raportohet paraprakisht, personat e shoqërua e kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.