Home Politike “2.500 euro nata në hotel”: Jeta luksoze e djalit të Nora Malajt,...

“2.500 euro nata në hotel”: Jeta luksoze e djalit të Nora Malajt, oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë

Oficerët e Policisë Gjyqësore, “syri dhe veshi” i prokurorëve, janë ata që hetojnë, mbledhin provat, marrin në pyetje, “kopsisin” dosjet dhe i dorëzojnë tek drejtuesit e tyre, prokurorët. Këta të fundit në fakt, vendosin në bazë të punës së këtyre OPGJ-ve.

Gazeta “Dita” ka nisur një cikël investigimesh duke publikuar dosjet për Oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, togat e zeza të Tiranës si dhe të oficerëve gjyqësorë të SPAK.

Rasti i parë është ai i Dritan Malaj djali i ish-ministres Nora Malaj, oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Malaj është emëruar në këtë detyrë në vitin 2016 me firmë të ish kryeprokurorit të dënuar Adriatik Llalla, në shkelje të plotë me ligjin.

Sipas ligjit të asaj kohe, që të emëroheshe Oficer i Policisë Gjyqësore duhet të kishe 5 vite pune si jurist. Dritan Malaj, i datëlindjes 12.10.1990, deri në momentin e emërimit si OPGJ kishte vetëm 4 vite eksperiencë pune pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

“Dita” thotë se sikur të mos mjaftonte fakti që Dritan Malaj nuk përmbushte eksperiencën për t’u punësuar, ai ndërkohë ishte edhe aksioner në një shoqëri tregtare. Më konkretisht në 10.03.2015, Dritan Malaj dhe shtetasi italian Giuseppe Colazzo themelojnë kompaninë COOLSERVICE ALBANIA dhe kuotat u ndanë 40 % për Dritanin dhe 60% për Giuseppen.

Ligji e ndalon që një Oficer i Policisë Gjyqësorë të jetë aksioner në shoqëri tregtare. Këtë gjë Dritani Malaj “e mësoi” dy vite me vonesë, dhe në datë 15.02.2017 transferoi 40% të kuotave të veta në kompani tek Stela Malaj që është bashkëshortja e tij.

Jeta luksoze e Dritan Malaj

Nga vendet egzotike e deri në vendet e ftohta; udhëtime luksoze të reklamuara edhe në rrjetet sociale. Pushimet në vende ekskluzive janë pasioni i Dritanit. Paga e tij si OPGJ është 102.800 lekë në muaj. Sa për të krijuar një ide, Dritani ka kaluar ditë të tëra pushimesh ne hotel Grotta Palazzese (foto lart) nje hotel ekskluziv në Polignano, ku gjysëm dite qendrimi kushton sa rroga e një OPGJ-je.

Për të mos numëruar ditët e panumërta ne plazhet e Amalfit, Saint Tropezit e deri në Spanjë. Si i paguan oficeri Dritan Malaj këto shpenzime në çdo cep të globit? Një llogari e thjeshtë nxjerr se rroga e tij nuk mjafton as për bileta avioni.

Gazeta Dita mëson se nëpër Tiranë, Dritan Malaj lëviz me një Range Rover me targa angleze, që u përket pronarëve të një bari të njohur, të cilët kanë qenë subjekt i hetimit të Prokurorisë dhe sot kanë studio ligjore mbrojtëse pikërisht “Malaj Loë Consulting and Partner” ose më saktë, kanë avokate mamanë e hetuesit të tyre!

Malaj është vetëm një nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të këtij kallëpi. Si rasti “Malaj” janë me dhjetra oficerë të tjerë për të cilët nuk është folur deri më sot.

Previous article‘Kur vjen puna te votat vijnë derë më derë’/ Banorët flasin pas përmbytjeve në Durrës: Fjetëm në ujë me fëmijën 4- vjeç
Next articleShirat e dendur/ KESH: Përmirësim i situatës në Kaskadën e Drinit! Plotësohen kërkesat e OSHE për furnizim me drita për vendin