Një zjarr shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake në rrethin Kirovske në Gadishullin e Krimesë, guvernatori i Krimesë, Sergei Aksyonov raporton The guardian.
Zjarri detyroi mbylljen e autostradës së afërt Tavrida. Sipas Aksyonov më shumë se 2000 banorë të zonës do të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit.