Home Politike Zgjedhjet e 6 marsit, Meta: Unë nuk garoj me askënd para 24...

Zgjedhjet e 6 marsit, Meta: Unë nuk garoj me askënd para 24 korrikut!

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës, i cili tha se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Kurthe diletantësh dhe koha e Teatrit të Kukullave ka përfunduar në 25 prill. Presidenti nuk ka marrë dhe as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në gara politike deri në 24 prill, por kemi bërë një premtim që pas kësaj date do të bashkëveprojmë me popullin e 2 marsit dhe ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do e kenë këtë mundësi shumë shpejt”, tha Meta.

Ai ka komentuar edhe poezinë e recituar.

“Çunat e Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që revitova, që është hapja e shkollës së parë shqipe, por janë të lirë të vazhdojnë me poezitë e Ballkanit të Hapur, jam i edukuar me dashurinë për trevat tona”, tha Meta.