Home LifeStyle U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli jep mesazhin: Kam raport të...

U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli jep mesazhin: Kam raport të mirë, larg urrejtjes dhe larg nxitjes së dhunës

DJ Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit është parë në ditëlindjen e 30-të, të moderatores. Dj i njohur i surprizoi të gjithë kur u shfaq pranë ish-partneres së tij, e cila tashmë është shumë e përfolur për ndarjen nga aktori Donald Veshaj.

I ftuar në emisionin “N’Zoom” Veli tregoi se gjithmonë do i qëndrojë pranë Borës dhe do ta urojë për ditëlindje, pasi dëshiron që të mbajë larg urrejtjen për të dhënë shembull te fëmija i tyre.

U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli: Kam raport të mirë, patjetër që do e uroja

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtjes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”,-është shprehur Vini.