Home Aktualitet Temperatura minus! Humb jetën 1 e moshuar nga i ftohti, ARRSH: Përdorni...

Temperatura minus! Humb jetën 1 e moshuar nga i ftohti, ARRSH: Përdorni goma dimërore

Temperaturat në minus kanë sjellë viktimën e parë në Shqipëri. Për shkak të temperaturave që mund të shkojnë deri në -9 gradë C, një e moshuar ka ndërruar jetë. 88-vjeçarja, Stamato Milo është gjetur e pajetë nga infermierja e zonës në banesë. Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje shoferëve që të ecin me kujdes dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë. ARRSH bën me dije se aksi që ka pasur më shumë probleme në qarkullim është aksi Ura e Zapodit-Shishtavec.

Disa fshatra në Lezhë kanë pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike si pasojë e erës së fortë që ka përfshirën zonën, si pasojë e motit të keq. Era e fortë ka dëmtuar disa linja dhe shtylla elektrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje disa fshatra në Zejmen dhe Kolsh të Lezhës.  Moti i keq  ka përfshirë qarkun e Dibrës ka sjellë probleme të shumta edhe me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave. Prej më shumë se 72 orësh të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës janë në errësirë totale.

Ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare, të cilat ndryshe nga vitet e kaluara, do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat. Në vend nuk do të mungojnë vranësirat si dhe karakteristike do jetë era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira.