Home Bota Sindroma e Havanës / CIA paralajmëron Rusinë për pasojat dhe misterin e...

Sindroma e Havanës / CIA paralajmëron Rusinë për pasojat dhe misterin e simptomave

CIA ka paralajmëruar Rusinë për ‘Sindromën Havana’. Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 200 diplomatë  janë prekur nga sëmundja misterioze.

Drejtori I CIA-së William Burns e ngriti çështjen gjatë takimeve me krerët e dy agjencive më të larta të inteligjencës ruse gjatë një vizite në Moskë në fillim të nëntorit.

Burns u tha zyrtarëve rusë se dëmtimet e rënda të trurit apo simptoma të tjera shqetësuese që ka pësuar personeli amerikan dhe anëtarët e familjeve së tyre ishte diçka që shkonte përtej kufijve të një sjelljeje të pranueshme për një “shërbim inteligjent profesional”.

Fakti që Burns formuloi paralajmërimin duke thënë “nëse”, sugjeron se edhe pas katër vitesh hetime nga administrata të ndryshme amerikane Uashingtoni nuk ka arritur ende të përcaktojë shkakun e këtyre incidenteve të pazakonta.

Previous articleRikthim i PD në vlerat konservatore?! Mashtrim i njeriut që varrosi konservatorët dhe konservatorizmin!
Next articleTërmeti i 26 nëntorit, Kryebashkiaku Elton Arbana: Pata përgjegjësinë për t’ju gjendur pranë çdo familje të pastrehë, ndjehem krenar për punën e bërë