Home Politike Rama prezanton sot platformën për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’: Vëmendje të rëndësishme...

Rama prezanton sot platformën për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’: Vëmendje të rëndësishme do u japim qytetarëve, zëri i tyre të dëgjohet

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot platformën për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’, një platformë e prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.

Rama tha dje se nëpërmjet kësaj platforme do të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe se nuk ka më kohë për të humbur.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkroi Rama dje në Twitter.

Njoftimin Rama e bëri pas mbledhjes së qeverisë, ku u bë një analizë e punës së bërë në 100 ditët e para të qeverisjes.

Previous articleNjihuni me Këmbimin Valutor, 23 dhjetor 2021
Next articleShqipëria braktiset nga mjekët , kemi 110 mjek/100 mijë banorë ndersa BE ka 384 mjek