Home Sport Qëndrimi/ Menaxheri zbulon pse Haland zgjodhi Mançester Sitin

Qëndrimi/ Menaxheri zbulon pse Haland zgjodhi Mançester Sitin

Në verën e vitit të kaluar një nga lëvizjet më të bujshme në treg ishte ai i Erling Haland që kaloi nga Bundesliga gjermane në Premier League angleze e konkretisht nga Borusia e Dortmundit tek Mançester Siti. Kjo lëvizje dha efekt të menjëhershëm pasi sulmuesi është ndër golashënuesit kryesorë në kampionatin anglez. Por, si mundi Erling Haland të transferohej në Mançester Siti gjatë verës së kaluar ndonëse kishte oferta edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane? Njëra prej menaxhereve të sulmuesit norvegjez, Rafaela Pimenta e ka zbuluan edhe arsyen kryesore për të cilën ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borusia Dortmundit vendosi t’i bashkohej kampionit aktual të Anglisë. “Haland e donte Sitin për t’i ndjekur hapat e babait të tij. Ai fuqishëm dëshironte të punonte nën drejtimin e Pep Guardiolës”, u shpreh ajo. “Për t’u përgatitur për një lëvizje të madhe nevojiten 2/3 vjet dhe Haland ishte në kontakt me klubet. Ai e bëri të njëjtën gjë”, vazhdoi ajo. Hapi i radhës për përfaqësuesin norvegjez mund të jetë Real Madridi, klub i cili prej shumë kohësh e ka kërkuar talentin norvegjez.

Previous articleNjë orë para protestës së Berishës/ Rama rikujton 21 Janarin: Vrasje me paramendim dhe gjakakullsi kriminale
Next article“Kurti nuk është terrorist”, deputeti shqiptar tregon çka ndodhi në prapavijë, a pati tensione pas debatit me Vuçiç