Home Sport Pele i tradhtoi aq shumë herë gratë e tij, sa nuk dinte...

Pele i tradhtoi aq shumë herë gratë e tij, sa nuk dinte më sa fëmijë kishte

Pele, i cili do të mbahet mend gjithnjë si “Mbreti” i  futbollit , e pa veten të ngrinte 3 herë të lavdishmen Kupë Bote. E megjithatë, jashtë fushe nuk u pa dhe si aq shenjtor.

Në një intervistë të hapur për një dokumentar të Netflix në vitin 2021 për jetën dhe karrierën e tij, Pele pranoi se i kishte tradhtuar shumë herë gratë e tij, gjë që rezultoi me lindjen e shumë fëmijëve.

Një vit më parë kur e pyetën nëse e kishte shumë të vështirë të qëndronte besnik, Pele tha: “Që të tregohem i ndershëm e kisha shumë të vështirë, kam pasur disa lidhje jashtë-martesore që rezultuar me lindjen e fëmijëve. Por kam mësuar për ta vetëm kohë më vonë”.

Ikona e Santosit, Pele ka 7 fëmijë të cilët i ka njohur zyrtarisht. Ai ishte i martuar 3 herë gjatë jetës së tij.

Në vitin 1996 u martua me Rosemeri deos Reis Cholbi, me të cilën pati 3 fëmijë dhe u ndanë në vitin 1982.

Më pas u martua me këngëtaren Assiria Lemos Seixas, me të cilën lindi dy binjakë në vitin 1996. Për herë të fundit u martua në vitin 2006 me Marcia Aoki, një mjeke japonezo-braziliane.

Previous articleSpanjë/ Anëtar i organizatës kriminale ndërkombëtare, arrestohet në ‘shtëpinë e barit’ me mbi 600 bimë kanabisi një shqiptar
Next article“Ai drejtor qelbësirë nuk më ofroi punë në Teatër”, Hervin Çuli i përgjigjet Bujar Asqeriut: Budallallëk me brirë, i dhashë rol te “Tri motrat”