Tmerr në Argjentinë, futbollisti Williams Alexander Tapon (24) fillimisht rrahu arbitrin në një ndeshje futbolli të ligës së ulët, dhe më pas kreu vetëvrasje. Kur gjyqtari i tregoi shokut të tij një karton të kuq, ai humbi durimin, u hodh mbi arbitrin, e goditi me grusht dhe më pas filloi ta gjuante me shkelma. Arbitri ka përfunduar në spital, për futbollistin është lëshuar menjëherë urdhër-arresti dhe në mes të kaosit ka ngritur dorën dhe është vetëvrarë.
Para se të vriste veten, futbollisti i ka lënë një mesazh prekës motrës së tij. Ajo e lexoi atë para mediave dhe dukej vërtet shqetësuese. Futbollisti i ka folur me lot dhe ka përmendur emrat e familjarëve të tjerë. “Ti ke qenë gjithmonë aty për mua, të dua shumë. Të lutem, të lutem, ji e fortë, e di që nuk do të jetë e lehtë. Të dua, nuk mund të duroj më, nuk e di se çfarë është kjo që po më ndodh, nuk jam më unë te dua shpirti im shko ne dreq. E di që do të dukem frikacak per këtë por jam lodhur më fal të lutem mos vuaj shumë për mua,” – tha Williams përpara se të përfundonte mesazhin audio.