Home Aktualitet Me zinxhirë dhe dryn/ Voltana Ademi merr vendimin drastik: “Burgos” punonjësit e...

Me zinxhirë dhe dryn/ Voltana Ademi merr vendimin drastik: “Burgos” punonjësit e Bashkisë brenda, nuk i lë të ikin herët nga puna (FOTO)

Voltana Ademi ka vendosur një rregull të ri tek Bashkia Shkodër. Prej dy ditësh dyert e godinës janë të mbyllura gjatë orarit zyrtar të punës.

Mesa duket ky është bërë një problem shumë shqetësues gjë e cila ka detyruar atë të marrë masa të rrepta.

Ditën e djeshme dera e bashkisë ishte e mbyllur me qëllim që punonjësit të mos shkonin me vonesë në punë.

Ndërsa sot është përsëritur e njëjta situatë, por me qëllimin që punonjësit të qëndrojnë deri në përfundim të orarit zyrtar në punë. Mesa duket korrektesa e punonjësve në këtë bashki qënka bërë vërtet problem, aq sa drejtuesja është detyruar që t’i kyçë me dryn dhe zinxhirë.

Njëri nga punonjësit e këtij institucioni ka shkruar me ironi: “I boj thirrje familjarëve të Bashkisë Shkodër me na sjell ushqime se nuk vijmë sonte”.

Kjo gjë është parë me habi nga gazetari Klod Zhivani, i cili shkruan se “marrëzitë dhe çmenduritë në këtë vend nuk i bëjnë më përshtypje”, por për situatën e lartpërmendur nuk ka fjalë.

Me zinxhirë e dryn/ Voltana Ademi "burgon" punonjësit e

 

Me zinxhirë e dryn/ Voltana Ademi "burgon" punonjësit e
Previous articleBella dhe Anwar Hadid të acaruar me Zayn: E urrejnë për atë gjë që ai i ka bërë motrës së tyre
Next articleOBSH bën paralajmërimin e frikshëm: Rritjet e rasteve po përhapen me shpejtësi në Europë, ja çfarë pritet të ndodhë deri në shkurt