Home Aktualitet Kryebashkiaku Arbana shpërndan çertifikata mirënjohje për mësuesit e Shijakut

Kryebashkiaku Arbana shpërndan çertifikata mirënjohje për mësuesit e Shijakut

Dje pasdite bashkia e Shijakut realizoi një event në shenjë mirënjohje për mjekët dhe mësuesit e Shijakut në prag të festave të fundvitit.

Kryetari i bashkisë, Elton Arbana nderoi punën e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave duke dhënë Certifikata Mirënjohje.

Fjala e mbajtur në këtë ceremoni nga z. ARBANA:

“Përshëndetje të gjithëve!
Të nderuar mjekë, të nderuar mësues dhe edukatorë.

Kjo është një mbrëmje shumë e veçantë për ne. Është mbrëmja kur shprehim mirënjohjen tonë ndaj figurave më të përkushtuara: të mjekëve dhe mësuesve të Shijakut.
Më shumë se profesion ju keni një mision, në shërbim të shëndetit dhe edukimit, si dy nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë.

Shpreh mirënjohjen time për punën dhe angazhimin përgjatë këtij viti për secilin nga mjekët që ka qenë në shërbim të njerëzve dhe në mbrojtje të shëndetit.

Përmes punës, durimit ndaj orareve të zgjatura dhe sakrificës, ju keni dhënë shembullin tuaj duke u kthyer në heronj, sidomos gjatë kohës së vështirë të pandemisë, ku më shumë se kurrë ju qëndruat të pamposhtur në mbrojtje të jetës njerëzore.

Faleminderit për të gjitha sfidat, sakrificat e përditshme dhe përkushtimin tuaj ndaj shëndetit të banorëve të Shijakut.

Mësuesi është një ndër figurat më të dashura që shoqërojnë jetën e një fëmije. Mendoj se puna juaj është për tu vlerësuar, nderuar dhe përgëzuar.
Mësuesia është një profesion i bukur dhe me përgjegjësi, por kur puna bëhet me pasion jam i bindur që dhe lodhja juaj nuk ndjehet.

Ju lini gjurmë të mëdha në jetën e fëmijëve tanë. Ndihmoni në përgatitjen e brezit të ardhshëm duke dhënë kontributin tuaj, jo vetëm në përcjelljen e dijeve, por dhe në përgatitjen e nxënësve si qytetarë të ardhshëm. Për këtë sakrifica juaj e përditshme është për tu vlerësuar.

Ju së bashku me prindërit e çdo nxënësi keni fuqinë të ndryshoni jetët e tyre. Ndjehem krenar që kemi mundur të ndërtojmë shkolla dhe kopshte të reja me një infrastrukturë shumë më të mirë nga ajo që ishte dhe më të sigurta.

Gjithashtu më vjen mirë që në rolin e kryebashkiakut po arrij të vlerësoj me certifikata mirënjohjeje punën tuaj të palodhur.

Ju falënderoj të gjithëve dhe ju uroj një vit të ri sa më të mbarë. Gëzuar!”

Previous articleArrestimi i ish-drejtoreshës së Bashkisë/ Reagon AZHBR: Nuk ka lidhje me ne…
Next articleArrestimi i zyrtares së AKSHI-t, reagon Tedi Blushi: Rama mbron sigurinë kombëtare me trafikantë droge